Mjerim: Komuna e Klinës lëshon gabime banale drejtshkrimore
Mjerim: Komuna e Klinës lëshon gabime banale drejtshkrimore
Drejtoria e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit në Komunën e Klinës, duket se ka probleme të mëdha me drejtshkrimin.
Në një vërejtje të lëshuar nga kjo komunë vërehen gabime të shumta drejtshkrimore.
Nën nënshkrimin e drejtorit Enver Berisha, kjo letër nuk ka asnjë paragraf që nuk ka gabime.
“Vaxhdim” për vazhdim, “qiten” për vendosen, janë vetëm disa nga shprehjet me të cilat ka çuditur komuna e Klinës.
Mos njohja e gjuhës shqipe duket se është duke paraqitur probleme edhe tek kuptimësia e përmbajtjes së dokumenteve të lëshuara./Lajmi.net/