OPINIONTË FUNDIT

Kush e shkatërroi LDK-në? Familja e Haki Imerit jep dy emra

Familja e Haki Imerit, thotë se LDK ka gabuar rënd nën udhëheqjen e Isa Mustafës dhe Lumir Abdixhikut.

Përmes një shkrimi në Facebook, ata kanë shkruar se asnjëri prej tyre që në fillim nuk do të duhej të ishte në krye të kësaj partie.

“Isa Mustafa është figurë e diskredituar politikisht. I lidhur me strukturat e vjetra komuniste dhe bashkëpunëtor i dëshmuar i Rrahman Morinës.

– I njëjti ia kishte ndalur fondet institucionale Presidentit Ibrahim Rugova, në kohën më të rëndë të okupimit fashist të Millosheviqit, duke ia pamundësuar veprimin politik dhe shtetëror.

-Lumir Abdixhiku është produkt i drejtpërdrejtë i Isa Mustafës. I instaluar me skenar. Protaganist i porositur. Qëllimi ishte i qartë: kapja e LDK-së. Dobësimi i saj. Zbrazja nga brenda.

-Nën këtë drejtim, rugovistët e vërtetë u larguan. Njerëzit që dhanë gjak, djersë dhe mund për LDK-në u përjashtuan.

-Në vend të tyre u sollën marioneta. Eksponentë të lidhur me SHIK-un. Me mision të vetëm: ta çojnë LDK-në drejt rënies dhe më pas drejt shkatërrimit”, thuhet pos tjerash në shkrimin e familjes Imeri.

Shkrimi i plotë:

-Këta që po shkatërrojnë LDK-en

LDK-ja ka gabuar rëndë nën udhëheqjen e Isa Mustafës dhe Lumir Abdixhikut. Që në fillim, asnjëri prej tyre nuk do të duhej të ishte në krye të kësaj partie.

-Isa Mustafa është figurë e diskredituar politikisht. I lidhur me strukturat e vjetra komuniste dhe bashkëpunëtor i dëshmuar i Rrahman Morinës.

– I njëjti ia kishte ndalur fondet institucionale Presidentit Ibrahim Rugova, në kohën më të rëndë të okupimit fashist të Millosheviqit, duke ia pamundësuar veprimin politik dhe shtetëror.

-Lumir Abdixhiku është produkt i drejtpërdrejtë i Isa Mustafës. I instaluar me skenar. Protaganist i porositur. Qëllimi ishte i qartë: kapja e LDK-së. Dobësimi i saj. Zbrazja nga brenda.

-Nën këtë drejtim, rugovistët e vërtetë u larguan. Njerëzit që dhanë gjak, djersë dhe mund për LDK-në u përjashtuan.

-Në vend të tyre u sollën marioneta. Eksponentë të lidhur me SHIK-un. Me mision të vetëm: ta çojnë LDK-në drejt rënies dhe më pas drejt shkatërrimit.

-Elektorati tradicional i LDK-së nuk e duron bashkëpunimin me PDK-në. Kjo është thënë vertetuar shumë herë. Dhe u dëshmua në zgjedhje. Votuesit u zhvendosën drejt LVV-së dhe GUXO-s. Një zgjedhje e vetëdijshme. Një reagim i drejtë.

-Pas gjithë këtyre disfatave, Lumir Abdixhiku duhet të japë dorëheqje. Pa vonesë. Ai duhet të shkarkohet. LDK-ja nuk guxon të udhëhiqet nga njerëz pa origjinë historike në këtë parti.

-Çdo figurë që ka depërtuar në LDK si Isa Mustafa dhe Lumir Abdixhiku është marionetë e qarqeve kriminale.

– Qarqe që e kanë goditur LDK-në. Qarqe që i kanë vrarë personalitete të saj. Për këto krime sot po gjykohet në Hagë ish-kreu i SHIK-ut dhe shefi politik i kësaj rruge, Hashim Thaçi.

-Të gjithë krerët e LDK-së që kanë bashkëpunuar me SHIK-un dhe PDK-në duhet të largohen përfundimisht. LDK-ja ka nevojë për një lidership që në damarë ka gjakun rugovian. Përndryshe, nuk ka të ardhme.

-Sot, këtë trashëgimi e ruan dhe e mban gjallë Partia GUXO. LDK-ja e Lumir Abdixhikut është një LDK e PDK-së. Vetë kjo moto e tradhton thelbin.

– Aty nuk respektohet gjaku i derdhur për parti dhe për Kosovë. Gjaku i dhjetëra burrave e grave të vrarë nga dora kriminale e SHIK-ut.

-Nëse LDK-ja nuk kthehet në tabanin e saj historik, ajo do të tkurret edhe më shumë. Do të mbetet më e vogël se NISMA. Bashkëpunimi me PDK-në dhe armiqësia ndaj LVV-së dhe GUXO-s e shkatërrojnë përfundimisht.

-Kjo kryesi ka punuar më shumë për ta mbrojtur Hashim Thaçin në Hagë sesa për të kërkuar drejtësi për vrasjet politike të anëtarëve të saj. Vrasje që vetë drejtuesit e LDK-së i kanë pranuar publikisht se janë kryer nga SHIK-u.

-Nën dirigjimin e një kryetari pa legjitimitet historik, produkt i Isa Mustafës, kjo parti po shkëlqen vetëm me humbje. Dhe kjo rrugë çon drejt shuarjes.

-Dorëheqja e kryetarit dhe e gjithë kryesisë është e vetmja rrugë për shpëtim. Çdo vonesë e përshpejton shkatërrimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *