OPINIONTË FUNDIT

“Janë në panik”, Tomë Gashi ‘godet’ median: Po vdes nga…

Avokati Tomë Gashi thotë se është paniku për zgjedhjet.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gashi shkruan se media tenton të manipulojë opinionin publik, sidomos para zgjedhjeve.

Sipas tij, kjo medie që është hapur kundër Lëvizjes Vetëvendosje “po vdes” pak nga pak nga suksesi i Albin Kurtit.

Shkrimi i plotë:

Janë në panik…!

Së paku një media në Kosovë po tenton shumë, madje jashtëzakonisht shumë, të manipulojë opinionin publik, sidomos para zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Edhe ata vetë e dinë se Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i fitojë këto zgjedhje.

Kjo media, çuditërisht, u thur lavde dhe i glorifikon deri në qiell ata deputetë që me votën dhe me dorën e tyre e votuan Gjykatën Speciale, duke i çuar në burg Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Komandant Calin, Pjetër Shalën dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.

Ndërkohë, ata që nuk e votuan Gjykatën Speciale, po i trajtojnë çuditërisht si armiq të Kosovës.

Kjo media, e cila hapur është kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE!, po “vdes” pak nga pak nga suksesi i Albin Kurtit.

Albini zgjedhjet do t’i fitojë sërish, ndërsa këta do t’i mbulojë turpi, sepse të gjithë e dimë shumë mirë se për kë ata punojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *