TË FUNDIT

Durmishi viziton Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë, bën thirrje për pjesëmarrje masive më 28 dhjetor

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Hysen Durmishi (nr. 24), ka vizituar sot Qendrën e Lëvizjes në Klinë, ku ka vlerësuar lart punën organizative të strukturave të partisë.

Përmes një postimi, Durmishi ka theksuar se strukturat e Vetëvendosjes në mbarë Kosovën po kryejnë një angazhim të madh dhe të vazhdueshëm në terren, duke shprehur mirënjohje për përkushtimin e tyre.

Ai ka nënvizuar se 28 dhjetori përbën një datë të rëndësishme për vendin, duke bërë thirrje për dalje masive të qytetarëve në zgjedhje, të cilën e cilësoi si faktor kyç për ta bërë këtë ditë madhështore.

Vizita në Klinë vjen në kuadër të aktiviteteve elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje, në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *