TË FUNDIT

Kurti: Ferizaji nuk lëshon pe, investime të reja dhe projekte madhore në mandatin e ardhshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar angazhimin e Qeverisë për Ferizajn, duke renditur investimet e realizuara dhe planet për zhvillim të mëtejmë në mandatin e ardhshëm.

Në një postim të tij, Kurti ka deklaruar se Qeveria nuk ka “lëshuar pe për Ferizajn”, duke përmendur investimet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, stadiumin e qytetit, spitalin, teatrin, Qendrën Multifunksionale, si dhe ndërtimin e çerdheve, shkollave dhe investimet në energji efikase në objekte publike.

Sipas tij, në mandatin e ardhshëm synohet rritja e investimeve dhe shndërrimi i Ferizajt në një qendër ku graviton tregtia dhe mundësitë biznesore. Kurti ka bërë të ditur se do të nisë ndërtimi i hekurudhës Prizren–Ferizaj deri drejt Bujanocit, ndërsa janë paraparë edhe 1 miliard euro për prodhim dhe industri.

Po ashtu, ai ka paralajmëruar ndarjen e 500 milionë eurove për Brezovicën, investim që, sipas tij, do të ndikojë drejtpërdrejt në punësim dhe zhvillim ekonomik, përfshirë edhe për Ferizajn.

Kryeministri ka theksuar se këto projekte synojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe forcim të rolit ekonomik të Ferizajt në nivel vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *