Avdyli: Pesë lajme pozitive që Kosova mori këto ditë
Deputeti Haxhi Avdyli ka shkruar në Facebook se Kosova po përjeton zhvillime pozitive në disa fronte.
Sipas tij, BE-ja ka hequr masat ndaj Kosovës pa u cenuar arritjet në veri, ndërsa Serbia nuk ka hapur kapituj të rinj integrimi. Ai thekson se Kosova po furnizohet nga SHBA-ja me artileri të rëndë dhe se Donald Trump është tërhequr nga ndërtimi i një hoteli në Beograd.
Në planin e brendshëm, Avdyli shprehet se më 28 dhjetor pritet zhbllokimi politik i vendit dhe formimi i qeverisë Kurti 3 me mbi 51 për qind të votave. Ai e mbyll reagimin me urimin: “Ditë të mira po vijnë për Kosovën.”
Postimi i plotë:
Тајната на здравите колена за која малкумина знаат
Nautubone
Рскавица и коски се обновуваат во Куманово без операција!
Nautubone
Стар рецепт го олеснува дури и силниот бол во зглобовите
Nautubone
Lajme të mira për Kosovën gjithandej:
1. Hiqen masat e padrejta te BE-së, pa u cenuar arritjet në veri.
2. BE nuk hap kapitujt për integrim të Serbisë
3. Kosova furnizohet nga SHBA me artileri të rëndë.
4. Trump tërhiqet nga ndërtimi i Hotelit në qendër të Beogradit.
5. Me 28 dhjetor, po zhbllokohet Kosova nga opozita.
Me votë masive të qytetarëve po formohet #qeveriakurti3 plus 51 %.
*Urime Kosovë*
Ditë të mira po vijnë për ju.
