Heqja e masave ndaj Kosovës, Osmani falënderon liderët e BE-së për angazhimin e palodhur për Kosovën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme njoftoi se Kosovës do ti hiqen masat e BE-së në fund të muajit janar.
E gjatë ditës së sotme ajo ka falënderuar liderët e Bashkimit Evropian dhe partnerët e Kosovës për vlerësimin e angazhimit të palodhur për Kosovën.
Postimi i plotë:
Takimet intensive gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel sollën rezultate konkrete për vendin tonë. Më në fund u mor vendimi që të hiqen masat e padrejta të vendosura ndaj Kosovës.
Falënderoj përzemërsisht liderët e Bashkimit Evropian, si dhe të gjithë partnerët tanë, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës.
