Publikohet fotografia e parë nga takimi i sotëm i Kurtit me Vuçiq
Publikohet fotografia e parë nga takimi i sotëm i Kurtit me Vuçiq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuciq janë takuar sot në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Kurti dhe Vuçiq kanë zhvilluar takimin e tyre në Bruksel në prani të ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajcak.
Në Bruksel sot po qëndron dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar, i cili vazhdimisht është marrë nga afër me dialogun Kosovë-Serbi.
Deri më tash nuk ka ndonjë deklarim për mediat në lidhje me takimet e njëpasnjëshme sot në Bruksel./Lajmi.net/
REUTERS/Johanna Geron
REUTERS/Johanna Geron