Hyseni deklarohet për ndalimin nga autoritetet serbe: Pas më shumë se dy orë pritje, na u lejua vazhdimi i udhëtimit
Hyseni deklarohet për ndalimin nga autoritetet serbe: Pas më shumë se dy orë pritje, na u lejua vazhdimi i udhëtimit
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni është deklaruar pas ndalimit nga autoritetet serbe në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë.
Hyseni tha se pas dy orëve pritje, atij bashkë me bashkëpunëtorët e tij iu është lejuar vazhdimi i udhëtimit, pa u dhënë asnjë arse se pse janë ndaluar në këtë pikë kufitare, transmeton lajmi.net.
Hyseni theksoi se serbët të diskriminojnë e të ndalojnë në kufij pa arsye, duke përdorur figura politike e qytetarë për tensionim edhe më tej të situatës së brishtë në të cilën gjendemi tani.
Postimi i plotë:
Rrugës për Bujanoc, në ngushëllime për humbjen e vëllaut tek kolegu im, Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Luan Aliu dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, u ndalëm nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.
Pas më shumë se 2 orë pritje, na u lejua të vazhdojmë udhëtimin tonë, pa na u dhënë asnjë arsye se pse jemi ndalur në këtë pikë kufitare.
Ata të diskriminojnë e të ndalin në kufinjë pa arsye, duke përdorur figura politike e qytetarë për tensionimin edhe më tej të situatës së brishtë që gjendemi tani./Lajmi.net/