Çka nëse Kurti e bën Ukë Rugovën kryeministër? Halil Geci ‘zbërthen’ prapaskenat e kandidimit të Ukë Rugovës
Analisti Halil Geci, thotë se Ukë Rugova nuk ka mundur të lëshojë shtëpinë e babës e të kërkojë shtëpi me qira.
Geci përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar kandidimin e Rugovës, gjersa ka thënë se kjo nuk ka arsye që ta trazojë VV dhe Guxo-n.
“Ukë Rugova nuk ka mundur ta lëshojë shtëpinë e babës e të kërkojë shtëpi me qira.
Hyrja e Ukë Rugovës në listën e deputetëve të LDK-së nuk ka arsye të trazojë VV-në dhe Guxo-n kjo është një rrënë. Përkundrazi, Uka nuk ka hapur asnjë dritare të re politike; gjithçka që po përflitet rreth tij është thjesht një tym i panevojshëm, pasi figurës së tij i ka humbur pesha për të trazuar skenën politike.
Rikthimi i Ukës në LDK shihet thjesht si lëvizja më e natyrshme: Uka nuk ka mundur ta lëshojë shtëpinë e babës dhe të kërkojë strehim në shtëpi të tjera”, ka shkruar Geci.
Por, sipas narrativës ironike që qarkullon nëpër korridoret politike, sipas Gecit, nëse Kurti e bën Rugovën kryeministër, atëherë ai nuk ka dert as për babanë Ibrahimin, as për LDK-në.
“Sipas narrativës ironike që qarkullon nëpër korridoret politike, nëse Kurti e bën Ukën kryeministër, ai s’ka dert as për babanë Ibrahim, as për LDK-në. Kjo i bie se vendimet e tij do të jenë më shumë për interes personal sesa për trashëgimi ose ideologji.
Dihet botërisht — sipas kësaj narrative — se vet LDK-ja, nga frika se mos ua merrte partinë, me qëllim e ka “djegur” Ukën dhe familjen e tij. Në atë kohë, Uka ishte një fëmijë i papjekur politikisht dhe, nga lakmia u dogj lehtë.
Dihet botërisht se familja e Rugovës ka qenë e përjashtuar dhe e nënçmuar nga vet LDK-ja. Kryesia e partisë vizitonte shtëpinë dhe familjen e Rugovës vetëm kur u duheshin votat”, shkruan tutje, Geci.
Shkrimi i plotë:
Ukë Rugova nuk ka mundur ta lëshojë shtëpinë e babës e të kërkojë shtëpi me qira
Hyrja e Ukë Rugovës në listën e deputetëve të LDK-së nuk ka arsye të trazojë VV-në dhe Guxo-n kjo është një rrënë. Përkundrazi, Uka nuk ka hapur asnjë dritare të re politike; gjithçka që po përflitet rreth tij është thjesht një tym i panevojshëm, pasi figurës së tij i ka humbur pesha për të trazuar skenën politike.
Rikthimi i Ukës në LDK shihet thjesht si lëvizja më e natyrshme: Uka nuk ka mundur ta lëshojë shtëpinë e babës dhe të kërkojë strehim në shtëpi të tjera.
Sipas narrativës ironike që qarkullon nëpër koridoret politike, nëse Kurti e bën Ukën kryeministër, ai s’ka dert as për babanë Ibrahim, as për LDK-në. Kjo i bie se vendimet e tij do të jenë më shumë për interes personal sesa për trashëgimi ose ideologji.
Dihet botërisht — sipas kësaj narrative — se vet LDK-ja, nga frika se mos ua merrte partinë, me qëllim e ka “djegur” Ukën dhe familjen e tij. Në atë kohë, Uka ishte një fëmijë i papjekur politikisht dhe, nga lakmia u dogj lehtë.
Dihet botërisht se familja e Rugovës ka qenë e përjashtuar dhe e nënçmuar nga vet LDK-ja. Kryesia e partisë vizitonte shtëpinë dhe familjen e Rugovës vetëm kur u duheshin votat.
Dada Lume, sipas komenteve të kësaj satire politike, i është rënë në prehrin krejt dynjasë; me një fjalë, duket se pyet: “A ka kush që më shpëton?” Po sikur të mos ekzistonte frika e humbjes, Dada Lume as që do t’i binte ndër mend se Uka ekziston.
Propaganda se hyrja e Ukë Rugovës në listën për deputet ka peshë nuk qëndron. Peshën politike që ai mund të kishte pasur, Uka e ka humbur me veprimet e tij të dobta. Kushdo nga fëmijët e tij që do të hynte në listë, do t’i fitonte votat e rugovistëve në emër të babait.
Përndryshe, Uka as nuk ka fuqi politike, as mend në krye që ta ngjisë skenën më lart ,gjë që dikur edhe unë besoja, kur mendoja se Uka duhej të ishte kryeministër; tani e kuptoj se kisha gabuar.
