TË FUNDIT

Policia dënon 5 shoferë që po bënin gara në rrugët e Gjakovës, 750 euro dënime

Policia dënon 5 shoferë që po bënin gara në rrugët e Gjakovës, 750 euro dënime

Policia e Kosovës ka kapur pesë shoferë që po rrezikonin komunikacionin teksa garonin në rrugë publike në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se ka dënuar pesë shoferët me nga 150 euro, në total 750 euro dënime për këto shkelje, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, përveç gjobave me para, atyre u janë dhënë pikë negative.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me datë 23 dhe 24 shkurt 2022 gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugët e ndryshme të Gjakovës, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë , ka identifikuar automjete të ndryshme duke bërë gara shpejtësie me ç’rast, ndaj drejtuesve të këtyre automjeteve, janë ndërmarr masa preventive dhe ndëshkuese.

Ndaj drejtuesve të automjeteve që janë identifikuar duke bërë gara shpejtësie u janë shqiptuar pesë (5) gjoba të ndryshme dhe pikë negative. Gjobat dhe masat mbrojtëse janë shqiptuar bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor-Gjakovë do të vazhdon me marrjen e masave preventive dhe ndëshkuese në vazhdimësi ndaj shkelësve të ligjit ne trafikun rrugor. Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit rrugor në mënyrë që të jenë kontribues aktiv në rritjen e sigurisë në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *