Sllovakia pa fjalë nga vendimi i kryeministrit Albin Kurti! Media sllovake kështu e quan
Në Sllovaki mbeten pa fjalë nga vendimi i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Media sllovake i ka kushtuar vëmendje të madhe këtij vendimi, duke shkruar gjerësisht për të në raportimet e saj.
Bëhet fjalë për një vendim madhështor, i cili ka befasuar jo vetëm opinionin publik në Kosovë, por edhe atë në Sllovaki.
Një vendim burrëror dhe motivues për kombëtaren e Kosovës.
“Për suksesin historik në këtë fushatë të kualifikimeve në Kupën e Botës 2026, kalimin në fazën e play-off-it, me vendim të Qeverisë do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim.
Në fazën e radhës hyjmë me plot vetëbesim, besimin tonë në ta po e shprehim me zotimin tona për ta. Së pari në rast të fitores ndaj Sllovakisë, zotohemi për shpërblim në vlerë prej 500 mijë eurove.
Dhe së dyti, në rast të kualifikimit në Kupën e Botës, zotohemi edhe për 1 milion euro shpërblim. Përpara Kosovë, gjithmonë me ty’’, ka thënë Kurti gjatë mbledhjes.
Ky vendim ka bërë bujë në shtetin sllovak.
“Shpërblime bujare i presin lojtarët e Kosovës në ndeshjet eliminatore për avancimin në Kupën e Botës.
Ata kanë motivim shtesë!
Dhe një motivim vërtet të madh. Nëse futbollistët e Kosovës avancojnë përmes ndeshjeve eliminatore për Kupën e Botës 2026, qeveria e Kosovës do t’i paguajë ekipit kombëtar një shpërblim prej 1.5 milion eurosh”, shkruan media sllovake “sportovy.cas”.
“Kosova përfundoi në vendin e dytë me 11 pikë pas Zvicrës në kuadër të grupit B të kualifikimeve.
Në ndeshjen e fundit, ata ende kishin një mundësi për të fituar grupin dhe kështu të avanconin direkt në Kupën e Botës, por iu desh të mposhtnin Zvicrën me një diferencë të madhe. Ndeshja përfundoi në fund me barazim 1:1.
Në kualifikim, Kosova arriti të fitonte në fushat e kundërshtare në Suedi dhe Slloveni. Sllovakia nuk ka luajtur kundër këtij kundërshtari në historinë e saj të pavarësisë. Kosova është e 80-ta në renditjen e FIFA-s.
Kosova lufton për pjesëmarrjen e tyre të parë në një ngjarje të madhe, pasi janë anëtarë të plotë të FIFA-s dhe UEFA-s që nga maji 2016”, shkruan më tej.
“Pra, nëse Kosova do të kalonte Sllovakinë dhe do të mundte fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani në finalen e play-off-it, ekipi kombëtar do të merrte një milion euro të tjera përveç 500,000 eurove”, – shkruan më tej media sllovake.
