Reuten i ashpër ndaj BE-së: Hiqni menjëherë masat ndaj Kosovës dhe procesoni aplikimin për anëtarësim
Europarlamentari Thijs Reuten ka bërë thirrje të fortë Komisionit Evropian që t’i propozojë shteteve anëtare heqjen urgjente të masave ndaj Republikës së Kosovës, ndërsa njëkohësisht të nis edhe procedurimin e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Përmes një reagimi në platformën “X”, Reuten theksoi se nuk ka asnjë arsye që BE-ja të vazhdojë zvarritjen e këtij procesi.
“Komisioni Evropian duhet t’u propozojë shteteve anëtare heqjen e menjëhershme të masave kundër Kosovës dhe të fillojë përpunimin e kërkesës për anëtarësim në BE”, ka shkruar ai.
Kujtojmë një ditë më parë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nga Tirana përsëriti se masat janë të padrejta dhe se është hera e fundit që i adresohet kësaj çështjeje para përfaqësuesve të BE
