Tradhti shtetërore” – Qarri akuzon opozitën për sabotim të buxhetit
Kosova nuk e ka vetëm hallin e buxhetit por ka edhe shumë obligime tjera të pa tejkaluara, përfshi mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare si me BE-në dhe Bankën Botërore, nga të cilat janë ndarë mese 1 miliardë euro, për Kosovën, një pjesë të konsiderueshme të të cilave, shkaku i mosbashkëpunimit dhe mos pjesëmarrjes së opozitës në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, fatkeqësisht mund ti marrë Serbia dhe vendet tjera fqinje”, ka thënë ai.
Po ashtu, ai ka kritikuar ashpër opozitën për veprim të qëllimshëm në dëm të funksionalitetit të shtetit dhe theksoi nevojën që opozita të marrë një qasje më konstruktive.
“Rrezikimi i qëllimshëm i çështjes fiskale nga opozita dhe kërcënimi publik i funksionalitetit të shtetit, në veprim të unisuar me të ashtuquajturën “listë serbe”, dëshmon se asnjëri nga udhëheqësit opozitar, që janë mësuar të përfitojnë sistematikisht nga tenderët e taksat publike dhe për veti, i kanë me bollëk paratë, nuk është i shqetësuar për hallet e qytetarëve, ata kanë hallin vetëm si ti ruajnë pasuritë e tyre të grumbulluara kundërligjshëm, ndaj kundërshtojnë çdo përpjekje për krijimin e qeverisë e institucioneve të reja legjitime dhe nuk marrin pjesë në votimin e buxhetit të shtetit as të marrëveshjeve ndërkombëtare. Në fakt opozita nuk do duhej vetëm të bllokonte dhe në vend të bllokadës, do duhej të ofronte alternativën e saj, e të kishte një qasje më të mirëmenduar, ndaj buxhetit, veçanërisht tani në këtë kohë kaq të ndjeshme që po futemi edhe në stinën e ftohtë të dimrit, kur qytetarët kanë edhe më shumë halle, problem jetik që do duhej ta shqetësonte edhe opozitën dhe jo vetëm qeverinë në detyrë dhe qytetarët. Ndryshe probleme me buxhetin ndodhin edhe në vende tjera, si p.sh në SHBA ku mosmarrëveshjet ndërmjet republikanëve dhe demokratëve quan në mbylljen e qeverisë për 43 ditë me radhë dhe para pak ditësh erdhi deri te hapja e pjesshme e buxhetit, për disa nga shërbimet më emergjente, por Kosova nuk është Amerikë, dhe ka mbi 9 muaj nga zgjedhjet parlamentare, që ka ngelë edhe pa qeveri e pa institucione të reja shtetërore, shkaku i ngërçit politikë të shkaktuar nga opozita, kur dihet se Kosova si shtet i ri, e vend i vogël, nuk e ka luksin të shfaq shembuj të tillë ekstrem, që shkojnë në dëm të shtetit dhe vështirësojnë jetën e qytetarëve, vetëm pse opozita e dëshiron këtë gjendje”, ka shtuar ai.
Qarri ka përmendur edhe krahasime ndërkombëtare për të theksuar rrezikun e situatës.
Sipas tij, opozita po ndjek tre qëllime skandaloze: ta rrezikojë funksionalitetin e shtetit, të nxisë probleme sociale dhe të lejojë që një pjesë e konsiderueshme e parave të parapara nga BE dhe Banka Botërore t’i shkojnë Serbisë dhe vendeve tjera fqinje.
“Fatkeqësia më e madhe për Kosovën është se opozita, përveç debateve të egra kundërshtuese dhe sulmeve të vazhdueshme banale kundër kryeministrit në detyrë, nuk ka treguar interesim jo vetëm për të kontribuuar, por nuk ka dëshmuar se di të shfaq ide as të paraqesë projekte për tejkalimin e problemeve buxhetore, dhe me shpresën se do ta bëjë përgjegjës kryeministrin Kurti, duke mos votuar marrëveshjet ndërkombëtare, as votimin e buxhetit, po synon të arrijë tri qëllime skandaloze; 1. ta rrezikojë qëllimisht funksionalitetin e shtetit të Kosovës, 2. të nxisë shkaktimin e problemeve sociale dhe 3, me mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, po dëshiron që një pjesë e konsiderueshme e parave të parapara nga BE dhe Banka Botërore për Kosovën, ti shkojnë Serbisë dhe vendeve tjera fqinje. Prandaj derisa opozita nuk ka marrë pjesë në votimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, jo vetëm që bojkotimi i kësaj natyre të paprecedent, nuk është taktikë e duhur politike në një fazë me urgjencë të tillë buxhetore siç ndodhet Kosova, por veprimi i PDK-s, LDK-s, AAK-s, e Nisma-s, të cilat serish u bënë bashkë me të ashtuquajturën “listë serbe”, që pas votimit të “zajednicës” serbe dhe Gjykatës Speciale, ta bllokojnë në unison edhe buxhetin e shtetit të Kosovës dhe të krijojnë gjendje kaotike në mbarë vendin, për ti shkaktuar popullsisë së pafajshme vështirësi të papara sociale dhe rrezikuar funksionalitetin e shtetit të Kosovës, akte të tilla nuk mund të quhen mbrojtje e rendit demokratik, por janë sulme të sinkronizuara kundër rendit kushtetues, atak i rëndë ndaj sigurisë nacionale dhe tradhti e hapur kombëtare. Prandaj kjo na bënë humbës të gjithëve, është edhe tradhti e rëndë që shkon në dëm të shtetit dhe ka për qëllim edhe shkaktimin e trazirave të shtresave të ndryshme sociale, të punëtorëve të të gjitha dikastereve, që shkaku i mosmiratimit të buxhetit mund të mbeten pa paga dhe familjeve të shumta anë e kënd vendit, të cilat mund të ngelen pa të ardhura dhe pa mbështetjen e nevojshme shtetërore, në kohë dimri dhe kushte të vështirësuara atmosferike, ndaj me akte të tilla kaq bizare, nuk ka opozitë në botë që mund të dal e fituar, por humbëse
