OPINIONTË FUNDIT

Shqipe Mehmeti Selimi reagon pas dështimit të votimit të qeverisë: “Hajt se shihemi në zgjedhje”

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti Selimi, ka reaguar pas mosvotimit të mandatarit për kryeministër, Glauk Konjufca, dhe disa pikave të tjera të rëndësishme në Kuvend.

Ajo ka thënë se PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe refuzuan të votojnë buxhetin për vitin 2026, buxhetet komunale për Prishtinën, Gjilanin e Zubin Potokun, marrëveshjet me Bankën Botërore, buxhetin e RTK-së dhe Planin e Rritjes së BE-së.

Në fund të reagimit, deputetja ka shtuar: “Hajt se shihemi në zgjedhje, pra.”

Postimi i plotë:

Sot u pa që partitë PDK, LDK, AAK NISMA dhe Lista Serbe refuzuan të votojnë për:

Buxhetin për vitin 2026

Buxhetin për komunat: Prishtinë, Gjilan, Zubin Potok.

Marrëveshjet me Bankën Botërore.

Buxhetin e RTK-së.

Planin e Rritjes së BE-së.

Mandatarin për Kryeministër Glauk Konjufca.

Ani!

Hajt se shihemi në zgjedhje, pra!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *