OPINIONTË FUNDIT

Mali i Zi paralajmëron ambasadorin rus se deklaratat e tij do të trajtohen si veprimtari armiqësore

vendimin për pjesëmarrje në NSATU, mbi bazën e të cilit deri në dy pjesëtarë të Ushtrisë do të dërgohen në Visbaden, në Gjermani, ku do të zhvillohet trajnimi i ushtarëve ukrainas.

Vendimi iu paraqit Parlamentit për miratim nga anëtarët e Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje: presidenti i shtetit, i Parlamentit dhe i Qeverisë, Jakov Millatoviq, Andrija Mandiq dhe Millojko Spajiq.

Në vendim thuhet se NSATU do të ketë qendra logjistike për mbështetje në vendet e aleancës dhe do të përbëhet nga rreth 700 pjesëtarë nga vendet anëtare të NATO-s për ofrimin e ndihmës së sigurisë për Ukrainën.

Nga 81 deputetë, 44 votuan pro vendimit, pesë ishin kundër dhe dy abstenuan.

Përveç deputetëve të lëvizjes në pushtet “Evropa Tani” të kryeministrit Spajiq, Demokratëve, partive minoritare dhe një pjese të opozitës, për bashkimin e ushtarëve malazezë në misionin NSATU votuan edhe disa deputetë të partisë në pushtet, Demokracia e Re Serbe (NSD), e cila dikur ishte pjesë e frontit prorus, Fronti Demokratik, që drejtohet nga kryetari aktual i Parlamentit, Mandiq.

Grupi parlamentar i NSD-së ka nëntë deputetë, prej të cilëve katër e mbështetën dërgimin e ushtarëve malazezë në misionin e NATO-s për ndihmë të Ukrainës, ndërsa të tjerët nuk morën pjesë në seancë.

Partnerët e tyre shumëvjeçarë nga Partia Popullore Demokratike, të deputetit Millan Knezheviq, votuan kundër.

Partitë e ish-Frontit Demokratik prej vitesh kundërshtonin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, ishin për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ambasadori Lukashik i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Millatoviq më 9 qershor të këtij viti./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *