TË FUNDIT

Fitorja e Pecit, akuzat e PDK-së dhe ‘blofi’ i madh politik, veprimtari nga Gjermania zbërthen të gjithë prapaskenat

Garën për Mitrovicë e fitoi në balotazh më 9 nëntor Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje, me 53.47% të votave, kundër Arian Tahirit të PDK-së, i cili i mori 46.53% të votave, me një diferencë prej 2 mijë e 315 votash.

Një ditë pas votimeve në balotazh, komisionerët PDK-së dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë u tërhoqën nga procesi i verifikimit të votave me dyshimet për keqpërdorim.

PDK-ja u ankua në PZAP se, përveç fletëvotimeve që ishin gjetur të përziera ndërmjet klasave dhe shkollave të ndryshme, në shpërputhje me kodet unike të vendvotimeve, pjesëmarrja e votuesve në balotazh ishte më e lartë se ajo në rundin e parë më 12 tetor.

Ajo ishte ankuar gjithashtu se gjatë procesit të numërimit janë hasur shumë fletëvotime të pavulosura, ndërsa disa të tjera janë gjetur të vulosura dy herë.

Со години страдав од дијабетес, а сега мојот шеќер е 5 ммол!
Dia Drops

Папиломи исчезнуваат сами по 3 дена (едноставен домашен метод)!
Parazol

Една капка го елиминира дијабетесот засекогаш!
Diatea
Megjithatë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e hodhi poshtë kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut pas pretendimeve për parregullsi.

PZAP-ja theksoi se kërkesa e PDK-së ishte e “pabazuar”, duke shtuar se kjo parti “nuk ka prezantuar prova për të dëshmuar këto parregullsi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *