LDK, PDK, AAK njëzëri kundër Konjufcës – perspektiva e Kurtit forcohet
Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se pas mbledhjes së Kryesisë së partisë të enjten e kësaj jave, qëndrimi i prerë i AAK-së ka qenë se duhet të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare.
“Nuk ka koalicion me VV, nuk kemi votë për Konjufcën dhe askënd nga radhët e tyre”, thuhet mes tjerash në reagim.
Edhe nga LDK, kanë deklaruar se Konjufca do të dështojë të formojë ekzekutivin.
Sipas tyre, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja.
Po ashtu, PDK thotë se ashtu “siç dështoi Albin Kurti për të siguruar shumicën, do të dështojë çdo përpjekje tjetër për ta zgjatur artificialisht këtë proces nga Lëvizja Vetëvendosje”.
Luan Gacaferi nga Guxo thotë se veprimet e opozitës po e forcojnë Albin Kurtin dhe po e motivojnë popullin ta votojë edhe më shumë.
Ai beson se bashkimi i opozitës po e bën Kurtin të duket si njeriu i vetëm kundër të gjithëve dhe se në zgjedhjet e ardhshme opozita do të marrë “faturën e merituar”, madje rezultati i VV-së mund të jetë edhe më i lartë se ai i 14 shkurtit 2021.
“Mendimi im është se këta të opozitës vetëm janë duke e rritur Albinin në njërën anë dhe në anën tjetër vetëm sa po e motivojnë popullin edhe më shumë qe të dalin në zgjedhje edhe më shumë për ta votuar Albinin si të vetëm kundër këtyre edhe me shumë!
Pra, këta të opozitës ose e bëjnë pa vetëdije ose janë vërtet kaq naiv sa mos ta kuptojnë qe bashkimi i tyre vetëm sa e nxit popullin edhe më shumë qe të rreshtohen krah një njeriu të vetmuar kundër të gjithë këtyre bashkë qe po duan ta luftojnë!
Sidoqoftë në zgjedhjet e ardhshme përfundimisht do e marrin faturën e merituar këta të opozitës, bile bukur me bindje e them se do të shkohet përtej rezultatit të zgjedhjeve te 14 shkurtit 2021, pra mbi 50% sa ishte atëherë” – deklaron Gacaferi për “Bota sot”.
