TË FUNDIT

“Duke barazuar viktimën me xhelatin, synohet të… “, Lis Bukuroca “alarmon”: Po përpiqen ta rehabilitojnë Millosheviqin

Publicisti Lis Bukuroca, thotë se ka përpjekje për rehabilitimin e Millosheviqit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bukuroca thotë se krahasimi i Faton Pecit me kasapin e Ballkanit, nuk është një rastësi retorike, por e qëllimshme.

“Përpjekje për rehabilitimin e Millosheviqit!

Krahasimi i Faton Pecit me kasapin e Ballkanit nuk është një rastësi retorike, por e qëllimshme. Ai nuk synon ta shpërfaqë Pecin si të tillë, por përkundrazi, shërben për të rehabilituar figurën e Millosheviqit dhe për ta paraqitur atë si të padëmshëm, njësoj si Faton Peci.

Në thelb, kemi të bëjmë me një luftë speciale psikologjike: një përpjekje e rrezikshme për të shtrembëruar të vërtetën historike dhe për të banalizuar krimet që i kanë kushtuar Kosovës, Bosnjës dhe Kroacisë qindra mijëra jetë”, shkruan publicisti.

Duke barazuar viktimën me xhelatin, sipas Bukurocës, synohet të zhduket përgjegjësia e Millosheviqit dhe të relevatizohet dhuna e shtetit serb.

Ai shton se është detyrë e Gjykatës të mos lejojë që krimet e Millosheviqit të realativizohen.

“Duke barazuar viktimën me xhelatin, synon të zhdukë përgjegjësinë e Millosheviqit dhe të relativizojë dhunën e shtetit serb ndaj popujve të ish-Jugosllavisë.

Ai krahasim synon të ndryshojnë botëkuptimin publik, të mënjanojë kufirin mes fajtorit dhe të pafajshmit, midis agresorit dhe të sulmuarit.

Është detyrë e Gjykatës të mos lejojë që krimet e Millosheviqit të relativizohen nën maskën e një “krahasimi të pafajshëm”.

Sepse aty ku mohohet gjenocidi, dhe shkaktari i tij krahasohen me njeri pa krime, përgaditet përsëritja e masakrave: njeriu normal dehumanizohet dhe masakruesi na përshkruhet si humanist!”, përfundon Bukuroca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *