Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Avdyli: Koalicioni LDK-PDK nuk është parimor, por i fuqishëm për PDK-në
Deputeti Haxhi Avdyli kritikon bashkëpunimin mes LDK-së dhe PDK-së pas zgjedhjeve të 9 nëntorit.
Ai thotë se ky koalicion krijon një PDK të fortë dhe një LDK pothuajse ineksistente, duke vlerësuar se votuesit e ardhshëm do t’i japin votën direkt PDK-së.
Avdyli shton se nuk sheh asgjë të keqe, por parashikon një ndarje të qartë në zgjedhjet e përgjithshme të ardhshme.
Postimi i Avdylit:
E pranoj që Guxo, sa herë do dilte në zgjedhje ndaras me VV, votuesi do anonte më shumë nga VV sepse dallimet mes nesh janë të vogla e bashkëpunimi i sinqertë.
Por kurrë sdo kisha besu që kaq shpejt e kaq shumë Lumir Abdixhiku do e fuste LDK-në nën ombrellën e PDK-së.
Kjo shkrirje mes tyre as parimore as programore, po krijon një PDK të fortë e një LDK ineksistente.
Më shumë janë gëzuar e punuar LDK për fitoret e PDK-së se vetë PDK.
Në zgjedhjet e ardhshme nacionale, votuesi tyre sigurtë do dërgon votën direkt PDK-së, se sa në mënyrë anësore përmes LDK-së.
Asgjë e keqe ska këtu por veq ju uroj koalicioni PDK -LDK.
Shihemi në zgjedhje të përgjithshme në të cilën është ndarë shapi prej sheqeri si asnjëherë më parë.
