OPINIONTË FUNDIT

Kadri Kryeziu uron ish-nxënësit për fitoren politike: Këta dy burra janë shembull i qytetarisë

Juristi Kadri Kryeziu ka uruar dy ish-nxënësit e tij, Hajrullah Çeku dhe Artan Abrashi, për qëndrimin dhe fushatën fer kundër rivalëve të tyre Përparim Rama dhe Shaqir Totaj.

Kryeziu i përshkruan ata si shembull të qytetarisë dhe kredibilitetit, duke theksuar se politika e vjetër po tretet në harresë dhe e ardhmja i takon politikanëve si ata.

Postimi i plotë:

Urimet për fitore që dy ish nxënësit e mi, Hajrullah Çeku dhe Artan Abrashi, u bënë rivalëve të vet Përparim Rama dhe Shaqir Totaj, janë dëshmi që këta dy burra janë shëmbëlltyra më e mirë e qytetarisë dhe e kredibilitetit njerëzor dhe politik.

Shembulli i tyre është halë në sy për të gjithë ata që diskursin publik e kanë helmuar me urrejtje, shpifje dhe agresivitet primitiv.

Jam i bindur që e ardhmja i takon politikanëve si Hajrullahu dhe Artani, sepse politika e vjetër po vdes e do tretet në harresë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *