“Kom me shku me votu LDK me këto pare”- Deputeti i LDK’së mundohet të bëjë fushatë për parti të vet me paret e shpërndara nga qeveria
Reagime të shumta ka pasur, pas ekzekutimit të pagesës prej 100 eurosh për studentët, vetëm tri ditë para balotazhit të zgjedhjeve lokale.
Deputeti i LDK-së, Paris Guri, është munduar të bëjë fushatë për partinë e tij me paret e shpërdara nga qeveria. Ai i ka gjetur ku janë e ku s’janë dy mesazhe nga studentët dhe i ka publikuar nga, siç thotë si studentët që i janë pëegjigjur Qeverisë pas SMS-it zyrtar.
Në njërin prej tyre, një student shkruan:
“Faleminderit deputet Kurti, kam me i shpenzu rrugës për me votu LDK-në këtë të dielë. Dritë do të ketë në këtë vend!”

Ndërsa një tjetër mesazh i drejtuar kryeministrit në detyrë thotë:
“Falemnderit ish Kryeministër, paret e taksapaguesve i mora, por votën nuk mundesh me ma ble, e as në mend se kam ta qes.”

