Kush po e zhvendos trashëgiminë rugoviste drejt oligarkisë dhe manipulimit?
Të ishte mundësia që kicat dhe kucat të mbajnë shtëpi, zagaret e gjuetarit Qazim i kishin mbajtur 23
LDK-ja, dikur simbol i filozofisë së paqes dhe urtësisë së Presidentit historik Ibrahim Rugova, sot ka devijuar nga rruga e saj origjinale. Partia që dikur mishëronte idealet e qytetarisë dhe të rezistencës paqësore, është shndërruar në një instrument të PDK-së, e të interesave të huaja dhe të oligarkisë politike vendore.
Me rrëshqitjen e saj në duart e matrapazëve dhe kockarëve të kicave e kucave, idealet rugoviste të pavarësisë, dinjitetit dhe vetëvendosjes kanë marrë fund.
Me ardhjen e Isës në krye të partisë dhe të nxënësit të tij Lubomir, LDK-ja ka humbur busullën e saj historike. Partia e themeluar mbi idealet e paqes dhe dinjitetit kombëtar është kthyer në shërbim të atyre që dikur shkrepën plumba në gjoksin e atdhetarëve të saj dhe në shërbim të interesave të huaja.
Me vetëdije ose pa vetëdije, udhëheqësit e sotëm kanë shkëputur LDK-në nga rrënjët e saj rugoviane, duke e larguar nga filozofia e urtësisë, qytetarisë dhe pavarësisë që mishëronte Presidenti historik Ibrahim Rugova.
LDK-ja e sotme nuk është më zëri i popullit, por hija e vetvetes.
Kjo ka ndodh nën hijen e marrëveshjeve të errëta të së kaluarës,marrëveshje këto që Dada Lume dhe rrethi i ti që sot janë në kryesi komplet i ka mbështetur i ka nënshkruar dhe votua tradhtit çë i kan ndodhur kosovës.
Në vend që ta forconin pozitën e Kosovës, Dada Lume dhe “rruga e re” e saj po përkulen para interesave të huaja.
Në vend që të mbrojnë shtetin, po përpiqen të forcojnë pozitën e Grenellit, të Edi Ramës dhe të polareve të kuq, bashkë me zagarët që i rrethojnë.
Dhe e kan shëndrruar Kosovën, në një terren të brishtë, të varur e të nënshtruar ndaj qendrave të jashtme politike dhe ekonomike.
Kosova nuk ka nevojë për shërbëtorë të huajsh, por për bijtë e saj që e duan, e mbrojnë dhe e ngritin mbi interesat personale e partiake.
Për fat të keq, udhëheqja aktuale e ashtuquajtur “Rrugë e Re”, që flet në emër të rugovizmit dhe pretendon se po e modernizon LDK-në, në realitet ka humbur çdo kontakt me frymën e tij.
Nën petkun e modernizimit, udhëheqja e sotme po mbron vetëm privilegjet e një rrethi të ngushtë politik, duke shndërruar partinë e Rugovës në një mjet për karrierë personale dhe ruajtjen e pushtetit.
Por Rugovizmi nuk është fasadë për interesa të ngushta; është filozofi e moralit, e demokracisë së brendshme dhe e përkushtimit, me të cilën i madhi Rugova e formoi shtetin dhe ngriti Kosovën mbi themelet e drejtësisë dhe të qytetarisë.
Çdo largim nga kjo frymë nuk është vetëm gabim politik — është tradhti ndaj vizionit të Rugovës dhe ndaj qytetarëve që besuan në idealet e tij.
Kjo frymë është ajo që LDK-ja duhet ta rikthejë, nëse dëshiron të jetë sërish zëri i qytetarisë dhe i Kosovës që ëndërronte Ibrahim Rugova.
Prandaj LDK nuk kishte nevoj për rrugë të re,as për riparimin e rrugës të vjeter,kishte nevoj për bashkim të strukturave politike mbrenda partisë,për ta ruajtur Filozofia e Rugovës, që dikur ndërtoi themelet e shtetit me vizion dhe maturi.
Është koha që LDK-ja të kthehet në duart e rugovistëve të vërtetë, atyre që besojnë në shtetndërtim, sovranitet dhe në respektin për popullin , jo në marrëveshje të fshehta, ndikime të jashtme dhe lojëra të pushtetit.
RRUGA E RE E DADES LUME – FUND I FILOZOFISË RUGOVISTE!
Abdixhiku dhe grupet që e rrethojnë nuk po e ringjallin Lidhjen Demokratike të Kosovës – përkundrazi, po e varrosin përfundimisht frymën dhe filozofinë e Ibrahim Rugovës nën maskën e të ashtuquajturit “modernizim”.
Fatkeqësisht, sot LDK-ja nuk është më rruga e Rugovës, ajo rrugë që ndërtoi shtetin dhe mbrojti dinjitetin e kombit me urtësi, mençuri e paqe.
Ajo është shndërruar në një “rrugë të re të Dades Lume”, e cila, e rrethuar nga kicat dhe kucat politikë që e shoqërojnë, nuk po mundet të dalë nga kthtrat hashimiste, ediste e isisto-vuçiste që ia kanë zënë frymën së pari shtetit pastaj LDK-s.
Kjo gjendje dëshmohet edhe në mënyrë të qartë nga gazetari Çim Peka, i cili në analizën e tij tregon se si filozofia rugoviste është margjinalizuar dhe keqpërdorur për interesa personale e klanore.
LDK-ja, në vend që të jetë shtëpia e rugovistëve të përkushtuar, po shndërrohet në arenë të interesave të ngushta, ku idealet e Rugovës po zëvendësohen nga karrierizmi, servilizmi dhe ndikimet e errëta.
Lubomir Abdixhiku, alias Dada Lume ,dikur nxënës i shpiunit Isa Mustafa, sot së bashku me grupin e zaptuesve të tri shkronjave të LDK-së – një soi si PDK që është zaptuse e tri shkronjave të UÇK-s ,të ardhur me tupana të SHIK-ut – sot pas pesë vitesh u kujtuan t’i rikthehen Drenicës, e veçanërisht Skënderajt.
Si pjesë e këtij rikthimi, kanë emëruar vëllain tim, Fadilin, udhëheqës për “ringjalljen” e LDK-së në Skënderaj, duke e joshur me premtime për poste, përfshirë edhe atë të deputetit.
Unë, pa dyshim, do ta mbështes moralisht, por derisa Lubomiri – alias “Dada Lume” ,të jetë në krye të kësaj partie të re, dhe për sa kohë ekipi i zaptuesve dhe oligarkëve mban kontrollin e kryesisë, e që LDK-ja nuk do të mund të kthehet te baza e saj rugoviste,unë do i godas pa mëshirshem shitsit e Kosovës dhe LDK-s.
Vetëm kur partia të zbresë në bazë, kur rugovistët e vërtetë të kenë hapësirë veprimi, dhe kur kryetari e kryesia të zgjidhen me votë të fshehtë, kryetarin dhe kryesinë ,atëherë do të mund të flasim për një LDK të vërtetë.
Vetëm atë here kur t’u jepet mundësi figurave të dëshmura të konkurojn e të zgjedhen me votë të liri nga baza pa ndikime e të mbështesin figurat e dëshmuara politikr të cilet e dhanë një jetë për atdheun dhe LDK-n ,e që ato dje u ngrehen zvarë nga kuvendi siç ndodhi me Donika gervallen dhe Vjosa osmanin dhe neve vëllezërit Geci atëhere unë do i mbështes.
———-
Unë e mbështes plotësisht deklaratën e Xhafer Tahirit, e dhënë në një emision televiziv, ku ai me të drejtë theksoi se LDK duhet të kthehet në vetëdijesim dhe në rrugën e saj origjinale rugoviste.
Është koha që LDK të hapet ndaj rugovistëve të përjashtuar dhe të margjinalizuar, që kanë mbajtur gjallë frymën e vërtetë të presidentit historik Ibrahim Rugova.
Figura si Donika Gërvalla, Vjosa Osmani, Naser Rugova, Mendim ose Teuta Rugova, Rexhep Gjergji, Fadil Geci, Imri Ahmeti e shumë të tjerë, duhet të kenë mundësinë të votohen nga Kuvendi i Partisë për postin e kryetarit të LDK-së, përmes votës së fshehtë, siç e kërkon demokracia e brendshme.
Vetëm përmes një procesi të tillë të lirë dhe të ndershëm, LDK-ja mund të sigurojë një udhëheqje legjitime dhe të besueshme, që do ta rikthejë partinë aty ku e la Ibrahim Rugova – në anën e popullit dhe të shtetit.
Kushdo që neser të zgjidhet nga ky proces duhet ta kuptojë se nuk është pronar i trashëgimisë së Rugovës, por bartës i përgjegjësisë për ta mbrojtur atë. Askush nuk duhet të mendojë se mund të përfitojë nga emri i Rugovës për interesa personale apo për të luajtur me fatin e partisë dhe të Kosovës.
————-
LDK-ja nuk mund të forcohet me metoda të vjetra, me manipulime në degë e nëndegë, ku “vota” i shkon kicave e kucave pa meritë, ndërsa vlerat e vërteta mbeten jashtë.
Rrugovizmi nuk është privilegj, por përgjegjësi. Nuk është pronë e askujt, por trashëgimi e një ideali që ndërtoi shtet, liri dhe dinjitet kombëtar.
Prandaj, thërras çdo rugovist të vërtetë dhe çdo idealist të LDK-së që të bashkohet për ta rikthyer filozofinë rugoviste në themel të partisë – për një LDK të hapur, demokratike dhe të ndershme, ashtu siç e deshi Ibrahim Rugova.
Sot, për fat të keq, rugovistët e vërtetë janë përjashtuar nga strukturat e partisë dhe janë rreshtuar pas Donika Gërvallës, Presidentes Vjosa Osmani dhe ministrit Faton Peci, duke mbetur të lidhur me frymën autentike rugoviste.
Ndërkohë, përreth udhëheqjes aktuale janë mbledhur servilë dhe karrieristë, që i shërbejnë interesave personale e jo idealit të Rugovës.
Derisa kjo gjendje të ndryshojë dhe derisa LDK-ja të kthehet te vlerat dhe njerëzit e saj të vërtetë, unë do të mbështes Partinë Guxo dhe deputetët që mbajnë gjallë frymën rugoviste.
Ndërsa në zgjedhjet lokale, do të përkrah më të mirët, pa dallim partie, duke vlerësuar njerëzit për punën dhe ndershmërinë e tyre, jo për logot që mbajnë.
LDK-ja duhet të pastrohet nga elementët që kanë përdorur dhunë, e kërcnime e që kanë vjedhur vota dhe e kanë paraqitur partinë time LDK-n si strehë e hajnave, gangsterëve e kriminelëve. Vetëm përmes votës së lirë e të fshehtë të ardhur nga baza pa imponime nga lart unë do e mbështes.
Është koha që të thirren kolosët e vërtetë të LDK-së, për ta kthyer partinë në rrugën e Rugovës dhe në filozofinë e tij politike.
Fatkeqësisht, sot duket se për disa LDK-ja nuk është më rruga e Rugovës, por është shndërruar në “rrugën e re të Dades Lume”, siç e dëshmon edhe gazetari Çim Peka në videon e tij.
