OPINIONTË FUNDIT

Hajdaj: Opozita e djeshme e korruptuar po qan “lotë krokodili” – kërkon pajtim për ta përjashtuar Kurtin

Anëtari i kryesisë së Guxo, Kujtim Hajdaj, ka kritikuar ashpër opozitën, duke thënë se “pushtetarët e djeshëm të korruptuar” po përdorin retorikën e “pajtimit kombëtar” për të sulmuar kryeministrin Albin Kurti. Ai akuzoi ish-qeveritarët se “e kanë mashtruar, varfëruar dhe tradhtuar popullin”, ndërsa kërkesat për qeveri të unitetit i quajti përpjekje për rikthimin e strukturave të vjetra në pushtet.

Hajdaj përmendi edhe korrupsionin e përhapur në politikë, duke kujtuar deklaratën e ish-ambasadorit britanik Ian Cliff, i cili kishte thënë se “politikanët kosovarë janë bërë si sheikët e Arabisë”. Sipas tij, drejtësia ka dështuar t’i hetojë pasuritë e pajustifikuara të ish-pushtetarëve, të cilët “janë pasuruar në kurriz të popullit dhe shtetit për më shumë se 20 vjet”.

Shkrimi i plotë:

Opozitarët e sotshëm dhe pushteti i djeshëm i korruptuar, po derdhin “lotë” krokodili se gjoja ashtë “përçarë” populli.., dhe këtë përçarje po provojnë (nëse e han populli) me ia “faturuar” Albin Kurtit.

Për shembull, kjo fusnotja e PDK-es, Edita Tahiri, po kërkon qeveri të “unitetit” për pajtim dhe kompromise…, por për çka? Shqiptarët nuk jetojnë ma si në kohën moniste kur forcoheshin me jetu si të “pajtuar” se ashtu e donte nana parti për m’i sundu dhe m’i shku prapa si delet pa kokë.

Jo znj.fusnote. Shqiptarët sot jetojnë të lirë, të demokratizuar dhe vazhdojnë sikur bota tjetër e lirë Evro-Atlantike, të ecin përpara në pluralizëm ku ka kundërthënie për mirëqenie dhe zhvillim.

Pra, kjo fusnota apo fund-pusja e PDK-es, s’po e ditka se sot shqiptarët jetojnë në sistemin e lirë pluralist dhe demokratik.

Por, çka në të vërtet fshihet pas këtyre “pajtimeve” dhe “kompromiseve” të kësaj fusnote? Sigurisht, kjo në theks të veçantë e ka listën “Srpska” si dorë e zgjatur e kriminelit Vuqiq të Serbisë.

Kjo për ta po kërkon “pajtim” dhe “kompromise” për ndarje të Kosovës.

Por nëse kjo po dojka me filozofu për një farë “pajtimi” në mes partive politike shqiptare në Kosovë duke kërkuar Qeveri të “shpëtimit kombëtar” pa Albin Kurtin, t’ia përkujtojmë kësaj se PDK ishte ajo që pas lufte e bani pikë e pesë popullin në Kosovë: e mashtroi, e vrau, e armiqësoj, e varfëroj dhe e tradhtojë.

Dhe për të ardhë në pushtet, PDK e Thaqit e theu qëndresën e LDK me 2006 – menjëherë pas pas ndërrimit jetë të Presidentit Rugova – duke e bërë copë-copë dhe nënshtruar me para të krimit. Ma tutje, të gjithë e dimë historikun e dhimbshëm politik të LDK.., një LDK që më s’pati fuqi të fitojë asnjë palë zgjedhje për të dalë si partia e parë në Kosovë.

Tash paramendoni kush po kërkon sot Qeveri për “pajtim” dhe “kompromise” pa Albin Kurtin..!?

Këta, që janë pasardhësit e atyre që e kanë vra, plaçkitur, mashtruar dhe tradhtuar popullin dhe Kosovën, për t’u pasuruar dhe bërë milionera të natës me para të krimit.

Çka thoshte ish ambasadori i BM Ian Cliff, për politikanët e korruptuar në Kosovë !?

“Politikanët kosovarë, janë bërë si sheikët e Arabisë”

“Shumica e pushtetarëve kosovarë që janë në skenën politike për 20 vjet janë pasuruar në mënyrë enigmatike vetëm duke u deklaruar formalisht e rrejshëm se gjoja jetojnë nga pagat e tyre”

Sot, shumica e popullit tonë në Kosovë, pyesin me të drejtë: Ku është drejtësia që nuk po i kap ish pushtetarët e inkriminuar, që e kanë fshehur prejardhjen e pasurisë së vet, e cila rritet fuqishëm çdo vit…?

A është kjo se edhe vetë prokurorët janë së bashku me ta të korruptuar?

Sipas disa drejtuesve të drejtësisë vendore, thuhet se: një pjesë e madhe e ish pushtetarëve që i kanë menaxhuar fondet e pas lufte në Kosovë ‘Vendlindja Thërret’ dhe ‘3-përqindëshit’, milionat e plaçkitur i kanë kanë deklaruar si “trashëgimi familjare”

Dhe më tutje, disa drejtues të drejtësisë në Kosovë, pyesin: me çka i ndërtuan ata vilat e veta luksoze; si i blenë autoblindat e veta të shtrenjta; si arritën t’i dërgojnë fëmijët e vet në shkolla të shtrenjta private; si po i bëjnë pushimet luksoze; si po i aranzhojnë udhëtimet që e shtrenjta që nuk mbulohen dot me paga që i marrin nga buxheti i Kosovës?”

Pra, sipas ekspertëve të drejtësisë, prokuroria dështoi të hetojë pasurinë e të gjithë zyrtarëve shtetërorë në Kosovë, të cilët e keqpërdoren këtë popull, buxhetin dhe asetet e shtetit për më se 20 vjet rresht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *