TË FUNDIT

Nela “shpërthen” pas dështimit të formimit të qeverisë së re: Sot më të lumturit janë Vuçiq dhe Rama!

Publicisti Milaim Nela ka reaguar pas zhvillimeve politike në Kuvendin e Kosovës, duke ngritur një sërë pyetjesh retorike për forcat opozitare dhe pritshmëritë e tyre nga zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në reagimin e tij, Nela vë në dyshim se një proces i ri zgjedhor do të prodhonte ndonjë ndryshim thelbësor në konfigurimin politik të vendit, ndërsa kritikon ashpër kalkulimet partiake dhe mungesën e kompromisit politik, përcjell “Bota sot”.

Ai shprehet se, sipas tij, “dy njerëzit më të lumtur pas zhvillimeve të sotme në Kuvend janë Aleksandar Vuçiç në Beograd dhe Edi Rama në Tiranë”.

Shkrimi i plotë

Mirë Kurtin nuk e duan Kryeministër por çfarë garancie kanë që zgjedhjet e jashtzakonshme do prodhojnë konfiguracion të ndryshëm të Kuvendit nga ai që asht sot?

Çfarë garancie ka Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj që do kenë rezultat më të mirë nga ai që kanë sot!?

A do jetë sërish Fatmiri në Kuvend?

Mua nuk më rezulton kështu!

A mendon boshnjakja Duda Balje se pas zgjedhjeve të ardhshme do ta marrë një copë Kosove për komunë boshnjake?

A do ketë Lumir Abdixhiku rezultat më të mirë në një përsëritje të zgjedhjeve?

Kush nga ju që ngritët kartonat kundër sot besoni që qeveria e një kuvendi të ri do arrihet pa kompromis politik?

Çfarë koncesione do i bëhen Serbisë në veri e për çfarë çmimi?

A është veriu i Kosovës arësyeja e luftës së pakompromis ndaj Albin Kurtit?

Pyetjet e masipërme janë retorike por një gjë e di të sigurtë;

Dy njerëzit më të lumtur sot me atë çka ndodhi në Kuvendin e Kosovës janë Aleksandar Vuçiçi në Beligrad e kryeministri më i mirë që Serbia ka pasë ndonjëherë, Edi Rama në Tiranë!

Pa kompromis politik e pa pasë në themel dashninë për Kosovën asnjë palë zgjedhje të zakonshme apo të jashtzakonshme nuk do ta zgjidhin ngërçin edhe ashtu artificial politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *