TË FUNDIT

Mustafi: Vetëm 28 për qind e të punësuarve në institucione publike në Luginë janë shqiptarë

Mustafi: Vetëm 28 për qind e të punësuarve në institucione publike në Luginë janë shqiptarë

Vetëm 28 për qind e të punësuarve në institucionet publike të Luginës së Preshevës janë shqiptarë, pra nga 5 mijë e 472 të punësuar, prej tyre 1 mijë e 542 janë pjesëtarë të komunitetit shqiptar.

Këto të dhëna kanë rezultuar nga hulumtimi “Fakte në numra” të Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka njoftuar kryetari në detyrë i këtij Këshilli, Ragmi Mustafi.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se Lugina e Preshevës është rajoni me pagën mesatare rreth tri herë më të ulët se Beogradi.

“Ndër më të pazhvilluarit e të varfër me papunësinë mbi 60%, komuniteti shqiptar vuan nga nënpërfaqësimi, mosintegrimi dhe diskriminimi në mungesë të vullnetit politik. Centralizimi i institucioneve me një diskurs albanofobik ka dezintegruar Luginën dhe ka agravuar segregacionin”.

“Sot kemi më pak gjykata e gjykatës në Luginë seç kishim para një dekade. Më (as)pak prokuror, më pak polic, më (as)pak zjarrfikës, më (as)pak inspektor republikan e shumë institucione nuk kanë asnjë shqiptar të përfshirë (kadastra, etj.)”, ka thënë Mustafi.

Sipas tij, në institucione dhe ndërmarrje publike të Komunës së Medvegjës punojnë 6 për qind shqiptarë, apo nga 538 të punësuar 32 janë shqiptarë.

“Në komunën e Bujanocit në institucione ndërmarrje publike punojnë 35 për qind shqiptarë, apo nga 2 mijë e 11 janë 695 shqiptarë. Në komunën e Preshevës në institucione dhe ndërmarrje publike punojnë 66 për qind apo nga 1 mijë e 205 të punësuar janë 801 shqiptarë sipas hulumtimit ‘Fakte në numra’ të Këshillit Kombëtar Shqiptar”, ka përfunduar Mustafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *