TË FUNDIT

Kurti priti përfaqësues të kompanisë Ericsson, diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti përfaqësues të kompanisë Ericsson, ndër të cilët edhe Zëvendës Presidentin e kompanisë, Mikael Back.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se së bashku diskutuan për mundësitë rreth thellimit të bashkëpunimit, gjersa me gjigandin e telekomunikimit Ericsson, kanë bashkëpunuar për modernizimin e rrjetit në vend dhe mbulimin e gjithë territorit të republikës me rrjetin 4G dhe 5G.

“Në vijim biseduan edhe rreth investimeve të mundshme në të ardhmen në fushën e telekomunikacionit, aty ku kompania Ericsson ka zhvilluar projekte me sukses përgjatë viteve edhe në shtete të tjera anekënd Evropës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Kurti i falënderoi përfaqësuesit për vizitën në Kosovë dhe bisedën, gjersa në mesin e delegacionit të kompanisë suedeze ishte edhe Florijeta Mulolli nga Kosova, ish-këshilltare e Drejtorit Ekzekutiv të Ericsson e tash në rolin e Drejtueses së Lartë të Llogarive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *