Chollet e thërret Kurtin prapë në telefon, për herë të fundit para takimit në Bruksel
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Chollet si vazhdimësi e mirëmbajtjes së një komunikimi të rregullt, veçanërisht tani në prag të takimit të së hënës në Bruksel”, thuhet nga zyra për media e kryeministrit.
“Gjatë kësaj bisede, Kryeministri konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve”, vazhdon komunikata.
Siç shpaloset në tekstin e shkurtër njoftues nga qeveria, Kurti i ka thënë Chollet-it se “për marrëdhënie normale, evropiane e të fqinjësisë së mirë, përveç njohjes reciproke në qendër të marrëveshjes, duhet t’i konsiderojmë edhe të drejtat e pakicave kombëtare”.
Kurti edhe e ka falënderuar Chollet-in “për mbështetjen përgjatë procesit të dialogut dhe vëmendjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e posaçërisht të Chollet personalisht”.(INA)