TË FUNDIT

Faton Peci: Do të angazhohem për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit në Mitrovicë

Faton Peci ka premtuar rindërtimin e Xhamisë së Ibrit në Mitrovicë, një objekt me rëndësi të veçantë historike dhe shpirtërore për qytetin.

Peci theksoi se rikthimi i kësaj xhamie përbën një hap të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit fetar të qytetarëve të Mitrovicës.

“E dimë sa rëndësi historike e shpirtërore ka pasur ajo xhami për qytetarët e Mitrovicës. Rindërtimi i saj do të jetë një akt respekti për trashëgiminë tonë dhe një hap drejt ruajtjes së identitetit kulturor e fetar të qytetit,” deklaroi Peci.

Ai u zotua se do të angazhohet maksimalisht që kjo vlerë e qytetit të rikthehet me dinjitet, ashtu siç e meriton.

“Jam i vendosur që kjo vlerë e Mitrovicës të rikthehet me dinjitet,” shtoi ai.

Rindërtimi i Xhamisë së Ibrit është parë si një domosdoshmëri nga shumë qytetarë dhe përfaqësues të komunitetit lokal, të cilët e kanë cilësuar këtë projekt si një simbol të bashkimit dhe respektit për të kaluarën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *