TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Oso Ferizit: “Fatos Klosi konfirmoi atë që dihej prej kohësh – UÇK-ja u uzurpua për pushtet, jo për çlirim”

Në një reagim për “Bota Sot”, ish-bashkëluftëtari i heroit Sali Çekaj dhe veprimtari Oso Ferizi ka komentuar deklaratat e fundit të ish-shefit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Fatos Klosi, i cili në një intervistë për mediat shqiptare tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk ka luftuar për pavarësi, por për rikthimin e autonomisë së vitit 1974.

Sipas Ferizit, kjo deklaratë – sado tronditëse për opinionin publik – vetëm sa konfirmon një të vërtetë të dhimbshme që është thënë prej kohësh: se një pjesë e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) jashtë vendit, e lidhur me strukturat e SHISH-it dhe me linjën politike të Tiranës së asaj kohe, kishte për qëllim pushtetin dhe jo pavarësinë e Kosovës.

“Në një intervistë të fundit për mediat shqiptare, ish-shefi i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), z. Fatos Klosi, deklaroi qartë se UÇK-ja nuk ka luftuar për çlirimin e Kosovës, por për rikthimin e autonomisë së vitit 1974. Kjo deklaratë, sado tronditëse për opinionin, në fakt konfirmon një të vërtetë të dhimbshme, e cila është thënë që nga vitet e luftës: se një pjesë e LPK-së së jashtme dhe strukturat e saj të lidhura me SHISH-in dhe me linjën e Tiranës së asaj kohe kishin për qëllim pushtetin politik, jo pavarësinë e Kosovës. Presidenti Ibrahim Rugova dhe krahu institucional i tij, që përfaqësonte projektin e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, ishin pengesa më e madhe për këtë linjë”, ka thënë Ferizi për “Bota sot”.

ImageOso FeriziFoto galeri
Ai shton se në realitet ndodhi një uzurpim i emrit të UÇK-së dhe një shfrytëzim i sakrificës së popullit për interesa politike.

Testoy
Силна потенција дури и по 70 години! Рецептот е едноставен
Научете повеќе
“Për këtë arsye, në emër të UÇK-së dhe të çlirimit, u përdor dhuna politike si mjet eliminimi ndaj figurave të vërteta të lirisë — ushtarëve të ndershëm të UÇK-së, intelektualëve, gazetarëve dhe përfaqësuesve të krahut institucional, që nuk pranonin të nënshtroheshin ndaj projektit ideologjik dhe autonomist. Në fakt, ajo që ndodhi ishte një uzurpim i emrit të UÇK-së, një shfrytëzim i sakrificës së popullit për qëllime të pushtetit. Shumë prej atyre që luftuan me zemër për çlirim, u tradhtuan e madje u vranë nga po ata që e përdorën luftën si pretekst për të marrë kontrollin politik të Kosovës pas luftës:, ka potencuar Ferizi.

Më tej, Ferizi vlerëson se përplasja e asaj kohe nuk ishte vetëm politike, por morale dhe kombëtare:

– Në njërën anë qëndronte vizioni i Rugovës për një Kosovë të lirë e demokratike;

– Në tjetrën, linja ideologjike e LPK-së që synonte sundimin në emër të luftës.

“Kështu, përplasja e asaj kohe nuk ishte vetëm politike — por morale dhe kombëtare: – Në njërën anë qëndronte Rugova dhe vizioni për Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike, – Ndërsa në tjetrën, linja ideologjike e LPK-së së jashtme, që kërkonte të sundonte në emër të luftës dhe të autonomisë. Deklarata e Fatos Klosit sot i jep vulë asaj që është parë dhe ndjerë në terren: Se UÇK-ja e popullit ishte çlirimtare, por UÇK-ja e uzurpuar nga politika ishte instrument pushteti”, është shprehur Ferizi.

Në fund, Ferizi ka theksuar se historia tashmë po flet vet.

“Presidenti Ibrahim Rugova kishte të drejtë – dhe drejtësia e vërtetë për të gjithë ata që u vranë në emër të “çlirimit” duhet të vijë, që Kosova të çlirohet plotësisht, edhe nga hijet e së shkuarës”, ka përfunduar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *