Burri i Albulena Haxhiut emërohet anëtar i KQZ-së
Burri i Albulena Haxhiut emërohet anëtar i KQZ-së
Burri i ministres Albulena Haxhiu, është emëruar anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Emërimin e tij e ka bërë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, shkruan lajmi.net.
“Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka emëruar sot anëtarin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Alban Krasniqi”, bëhet e ditur në komunikatë.
Presidenca bën me dije se Krasniqi është emëruar konform propozimit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe sipas legjislacionit në fuqi, do të shërbejë për kohëzgjatjen e mandatit të mbetur.
Në ceremoninë e betimit para Presidentes, anëtari i ri i KQZ-së deklaroi se do t`i kryej detyrat e tij në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme. /Lajmi.net/