OPINIONTË FUNDIT

“Njollë e pashlyeshme” – Halil Geci për qeverisjen e LDK-së e PDK-së me Listën Serbe

Veprimtari Halil Geci e ka cilësuar vitin 2014 si “vitin e tradhtisë së madhe politike”, kur LDK e PDK formuan koalicion me Listën Serbe, duke i dhënë Serbisë poste kyçe në institucionet e Kosovës.

Sipas tij, përmes këtij koalicioni u hapën dyert e ndikimit serb në siguri dhe administratë, duke përfshirë pozita strategjike si zëvendëskryeministër, ministër, zëvendëskomandant i FSK-së dhe zëvendës-shef i AKI-së.

Geci thekson se turpi kulmoi me emërimin e Aleksandër Jabllanoviçit, deputet i parlamentit serb, si ministër në qeverinë e Kosovës. Këtë e cilëson si një njollë të pashlyeshme në historinë e shtetit.

“Koalicioni i vitit 2014 shënoi nisjen e zhbërjes së sovranitetit dhe legjitimimin e Zajednicës si mjet për copëtimin e vendit”, u shpreh Geci.

Postimi i plotë:

2014 – VITI I TRADHTISË SË MADHE POLITIKE

LDK dhe PDK me Listën Serbe nisën zhbërjen e shtetit të Kosovës

“Për më shumë, dëgjoni videon.”

PDK dhe LDK filluan zhbërjen e shtetit me “Zajednicën”. Postet kyçe iu dhuruan Serbisë në koalicion, duke hapur dyer për ndikim në sigurinë dhe administratën e Kosovës.

Turpi kulmoi kur Isa Mustafa dhe Polari pranuan deputetin nga parlamenti serb Aleksandër Jabllanoviç dhe e bënë ministër në qeverinë e Kosovës. Një njollë e pashlyeshme në historinë e shtetit.

Pabesija tjetër u shfaq në vitin 2009, kur Polari i Brojes emëroi agjentin serb Branislav Nikoliq këshilltar politik. Kjo tregoi hapur si Serbia instalohej në institucionet e vendit në heshtje, me ndihmën e të shiturve.

Në vitin 2014, nën udhëheqjen e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, Serbia u bë pjesë direkte e pushtetit ekzekutiv përmes Listës Serbe. “Zajednica” u shndërrua në një strukturë paralele, duke kërcënuar sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit.

Postet strategjike që iu dorëzuan Serbisë:

— Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës

— Ministër në Kabinetin Qeveritar

—Zëvendëskomandant i FSK-së (Forcave të Sigurisë së Kosovës)

— Zëvendës-shef i AKI-së (Agjencia e Kosovës për Inteligjencë)

Këto pozita i hapën Serbisë mundësi të drejtpërdrejta për të ndikuar në sigurinë, inteligjencën dhe strukturat shtetërore të Kosovës.

Turpi kulmoi me emërimin e Aleksandër Jabllanoviçit si ministër. Deputeti i Kuvendit të Serbisë u bë ministër falë marrëveshjes së LDK-së dhe PDK-së me Listën Serbe. Ky veprim u pa si shkelja më e rëndë e dinjitetit kombëtar.

Përfundimi i këtij turpi do të mbetet një njollë e pashlyeshme.

Koalicioni i vitit 2014 mbetet një kapitull i errët në historinë e Kosovës:

— Nisja e zhbërjes së sovranitetit.

— Dhënia e fuqisë ekzekutive Serbisë brenda shtetit.

— Legjitimimi i Zajednicës si mjet për copëtimin e vendit.

Një popull që harron tradhtitë e djeshme, rrezikon t’i përsërisë ato nesër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *