POLITIKATË FUNDIT

Skandal në SHBA: Serbia shpërndan propagandë të rrezikshme kundër Kosovës dhe Kurtit në mes të New York-ut

Serbia ka kaluar çdo kufi në propagandën e saj kundër Kosovës. Pas lobimeve politike e mediave të kapura, Beogradi tani ka nisur një fushatë të shfrenuar shpifjesh në zemër të New York-ut.

Në rrugët e qytetit janë parë automjete me billboarde digjitale ku shfaqet fotografia e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me mbishkrime skandaloze. Në to pretendohet se “Kurti dhe regjimi i tij po arrestojnë dhe shqetësojnë fëmijët serbë”, ndërsa në një tjetër shkruhet se “varrezat dhe komunitetet serbe po dhunohen vazhdimisht”.

Fotot e kësaj fushate u publikuan nga sociologu Dardan Kadaj, i cili e ka quajtur këtë veprim “fort alarmant” dhe një përpjekje të radhës të Serbisë për të manipuluar opinionin publik perëndimor.

Kjo fushatë shpifëse tregon se Serbia nuk po kursehet nga asnjë mjet për të njollosur Kosovën dhe për ta demonizuar udhëheqësin e saj, duke kaluar kufijtë e etikës, moralit dhe të së vërtetës.

Ekspertët paralajmërojnë se tolerimi i kësaj propagande të rrezikshme mund të dëmtojë seriozisht imazhin ndërkombëtar të Kosovës. Për këtë arsye, kërkohet një reagim i fuqishëm institucional dhe shoqëror, në mënyrë që gënjeshtrat serbe të mos e zënë vendin e realitetit në sytë e botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *