TË FUNDIT

Nga Osman në Oso: Ferizi ndryshon emrin si akt historik dhe kombëtar

Veprimtari nga diaspora dhe ish-kryetari i degës së LDK-së në Gjermani dhe njëri nga bashkëluftëtarët e heroit Sali Çekaj, Osman Ferizi ka njoftuar se nga sot emri i tij, zyrtarisht do të jetë Oso Ferizi.

Ferizi në një postim në Facebook ka shkruar se ky vendim buron nga bindja e tij e thellë historike dhe kombëtare.

Mes tjerash ai ka theksuar se ky vendim vjen edhe si një kundërshtim i hapur ndaj islamit politik, i cili përmes manipulimit të fesë përpiqet të mohojë kombin shqiptar dhe ta zëvendësojë identitetin kombëtar me identitete fetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *