TË FUNDIT

“Ëhë, ëhë” – Kusari Lilës i shteret zëri teksa e mbron Martin Berishajn me ton të lartë

“Ëhë, ëhë” – Kusari Lilës i shteret zëri teksa e mbron Martin Berishajn me ton të lartë

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon debati për situatën me energji elektrike në Kosovë si dhe hetimet e deritashme parlamentare që implikojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn.

Në një moment teksa shefja e Grupit Parlamentar fliste, ndodhi një moment qesharak, shkruan lajmi.net.

Gjersa ajo me ton të lartë po e mbronte Berishajn, asaj iu mor zëri.

Disa herë ajo tentoi ta riniste fjalimin e saj, por në fund e la të vazhdonte në një moment tjetër.

Gjatë fjalimit të saj, teksa zërin e kishte në rregull, Kusari – Lila tha se opozita e ka intervistuar sa ka dashur ambasadorin Berishaj. Ajo madje tha se ishte Vetëvendosje ajo që mundësoi kuorumin për t’u marrë në pyetje ambasadori. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *