Punëdhënësit obligohet që në 50 të punësuar, ta punësojë edhe një person me aftësi të veçanta
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, të punësojnë së paku një person me aftësi të veçanta.
MFPT thekson se nëse nuk përmbushet ky obligimin ligjor për punësimin e personave me aftësi të veçanta obligohen që për nxitjen e punësimit të kësaj kategoria, të paguajnë kontribute mujore në lartësi të shumës së pagës minimale, përcjell lajmi.net.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët që bazuar në Ligjin për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, të punësojnë së paku 1 person me aftësi të kufizuara. Punëdhënësit nga sektori publik, privat dhe organizatat jo-qeveritare të cilët nuk e përmbushin obligimin ligjor për punësimin e personave me aftësi të kufizuara obligohen që për nxitjen e punësimit të kësaj kategorie, të paguajnë kontribute mujore në lartësi të shumës së pagës minimale.”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/
Kontributet mujore paguhen në llogarinë e veçantë në Thesar, sipas të dhënave të mëposhtme: