TË FUNDIT

Izraeli dhe Kosova nënshkruajnë memorandum për programin e edukimit mbi ndryshimet klimatike

Një delegacion i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Bashkëpunimit Rajonal realizoi një vizitë produktive në Kosovë, ku u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) dhe me Ministrin e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Lajmin e bëri të ditur ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, përmes një postimi në platformën X.

“U nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi me Ministrinë e Ekonomisë, Sektorit Privat dhe Investimeve Strategjike (MESPI) dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASTI) për të lançuar një program edukimi për ndryshimet klimatike. Delegacioni u takua gjithashtu me drejtues të universiteteve: Universitetit të Prishtinës, UBT-së dhe AAB-së, me qëllim thellimin e bashkëpunimit akademik”, ka shkruar Ziv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *