TË FUNDIT

Kurti flet për takimin me Vuçiq dhe propozimin franko-gjerman: Përbërjen e kam ndarë me kryetarët e partive opozitare

Kurti flet për takimin me Vuçiq dhe propozimin franko-gjerman: Përbërjen e kam ndarë me kryetarët e partive opozitare

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me takimin e 27 shkurtit në mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Kurti tha se ka pranuar parimin të cilin e kanë kërkuar ndërmjetësit e që është konfidencialiteti i bisedimeve.

Kryeministri Kurti tha se përbërjen tekstuale të propozimit franko-gjerman e ka ndarë me kryetarët e parive opozitare, por jo në Kuvend.

“Unë e kam pranuar parimin të cilin e kanë kërkuar ndërmjetësit e që është konfidecionaliteti i bisedimeve. Rrjedhimisht përbërjen tekstuale e kamë ndarë me kryetarët e partive opozitare e jo në Kuvend.Ndonëse besoj se pas shumë muajve pothuajse asgjë nuk ka ngelur e panjohur nga ai propozim, që paraqet bazën e mirë për diskutimet e mëtutjeshme që fillojnë të hënën që vjen.

Tash nuk është produkt i negocimit propozimi, meqenëse më 18 gusht të vitit të kaluar është hapur tema e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes pa pasur takime”,tha Kurti.

Ai tutje theksoi se pemë pasi pala tjetër s’ka qenë e interesua e as e gatshme për këtë.

“Tri javë pas atij takimi vjen propozimi.Pra s’është se ne kemi negociuar e është sjellë propozimi. Ka më shumë të bëjë me historinë më shumë se një dekade të dialogut të Brukselit. E s’është as produkt i kërkesave të palëve, pra që unë kam kërkuar diçka e është në atë propozim. Apo pala tjetër. Aleatët e Kosovës e kanë lansuar si një pako që përmban njohjen defakto”,përfundoi Kurti.

Të hënën në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në mes Kurtit dhe Vuçiq.

Në këtë takim pritet të diskutohet në lidhje me zhvillimet e fundit në mes dy vendeve, e që përfshijnë edhe marrëveshjet e arritura më parë e ato që pritet të arrihen në të ardhmen./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *