TË FUNDIT

Pavarësia e Kosovës festohet për herë të parë në Beograd

Pavarësia e Kosovës festohet për herë të parë në Beograd

Politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka bërë të ditur se sot në Beograd është festuar Dita e Pavarësisë së Kosovës.

Festa është organizuar në rezidencën e drejtuesit të Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafi ka deklaruar se prezentë në këtë festim ishin përfaqësues politik nga Lugina dhe nga misionet diplomatike.

Ky është statusi i plotë i tij:

PËR HERË TË PARË KOSOVA SHËNON PAVARËSINË NË BEOGRAD

Me ftesë të ambasadorit, Sh. T. Z. Jetish Jashari, për herë të parë u shënua përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd, në 15 vjetorin e saj!

Përveç përfaqësuesve institucional e politik të Luginës së Preshevës, prezent ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd, e përfaqësues të misioneve diplomatike ndërkombëtare.

Emocion i veçantë. Gëzuar Kosovë /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *