Lirim Gashi tregon pse Vetëvendosje nuk fiton luftën mediatike – godet Buzhalën dhe opozitën
Ai akuzon gazetarë si Berat Buzhala për kalimin nga përkrahës në kritikë të ashpër të Albin Kurtit për interesa financiare.
Sipas tij, mediat janë “bisha që ushqehen me gënjeshtra e para”, ndërsa dinjiteti dhe e vërteta nuk kanë vend në tregun politik.
Shkrimi i plotë:
Shumë mikesha dhe miq më pyesin :
“Pse Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa nuk kanë asnjë shans të përballen me çmendurinë mediatike televizive, përveçse përmes rrjeteve sociale “?
Përgjigjja është e thjeshtë:
Sepse liderët e tyre – Albin Kurti , Donika Gërvalla-Schwarz, Faton Peci dhe Mimoza Kusari – nuk kanë aq para sa të blejnë një televizion të vetëm, e aq më pak një gazetar të pangopur si Buzhala që rron me dieta prej peshku të freskët nga Deti Adriatik i Devollit të Serbisë.
Ndërsa PDK, LDK, AAK e AKR kanë kuleta aq të thella sa mund t’i përdorin si bunkerë bërthamorë.
Bota Sot
Hyrje
ballina
Lajme
Bota
Kosova
Shqipëria
Maqedonia
Sporti
Showbiz
Diaspora
Aktuale
Lirim Gashi tregon pse Vetëvendosje nuk fiton luftën mediatike – godet Buzhalën dhe opozitën
Nga: A.SH Më: 14 gusht 2025 Në ora: 13:09
Lirim Gashi
Opinionisti Lirim Gashi në një shkrim kritik denoncon pabarazinë mediatike mes partive në Kosovë, duke theksuar se Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa nuk kanë qasje në televizione të mëdha për shkak të mungesës së fondeve, ndërsa PDK, LDK, AAK e AKR përdorin buxhete të mëdha për propagandë dhe kontroll të narrativës publike.
Ai akuzon gazetarë si Berat Buzhala për kalimin nga përkrahës në kritikë të ashpër të Albin Kurtit për interesa financiare.
Sipas tij, mediat janë “bisha që ushqehen me gënjeshtra e para”, ndërsa dinjiteti dhe e vërteta nuk kanë vend në tregun politik.
Shkrimi i plotë:
Shumë mikesha dhe miq më pyesin :
“Pse Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa nuk kanë asnjë shans të përballen me çmendurinë mediatike televizive, përveçse përmes rrjeteve sociale “?
Përgjigjja është e thjeshtë:
Sepse liderët e tyre – Albin Kurti , Donika Gërvalla-Schwarz, Faton Peci dhe Mimoza Kusari – nuk kanë aq para sa të blejnë një televizion të vetëm, e aq më pak një gazetar të pangopur si Buzhala që rron me dieta prej peshku të freskët nga Deti Adriatik i Devollit të Serbisë.
Ndërsa PDK, LDK, AAK e AKR kanë kuleta aq të thella sa mund t’i përdorin si bunkerë bërthamorë.
Albin Kurti e mat politikën me pastrtinë e vet morale. Ai beson se “nuk ka rëndësi të të duan mediat”.
Unë e dua idealizmin e tij… por nuk jam aq budalla sa të besoj se mund të fitosh zgjedhje me një fletëpalosje dhe një status në Facebook, ndërkohë që kundërshtari po shpenzon buxhetin e një mini-shteti për reklama, anketa të rreme dhe sondazhe që e bëjnë edhe motin e nesërm të votojë kundër teje.
E pastaj vjen pyetja tjetër:
“Pse Berat Buzhala , që në vitin 2001 e lëpinte mutin e Kurtin si akullore vaniljeje, tani po e shan si limon të thartë?”
recommended by
Varcosin
Проширените вени стануваат здрави! Еве што треба да правиш
Дознај повеќе
Shumë e thjeshtë:
Ai e kuptoi se të mbështesësh Kurtin është njësoj si të hapësh një restorant vetëm me fasule dhe ujë
-Bukur për shpirtin, por vdes nga uria.
Ndërsa t’u shërbesh bossave të krimit të së kaluarës është si të të fusin në bunar për të të frikësuar si lepurin, por pastaj të të nxjerrin gjoja nga humanizmi, të tè thajnë si mishin e derrit, të të japin kostum të ri Versaçe dhe të të ulin në tryezë si propagandist me rrogë sa për ta blerë edhe një ishull privat.
Në fund, formula është kjo:
Mediat tona nuk janë kafshë shtëpiake që e ushqejnë veten më tè vërtetën – por bisha të huaja që e ushqejnë gënjeshtrën me para.
Dhe aty ku nuk ka para, nuk ka as “tituj bombastikë” në ballinë, por vetëm ndonjë koment në internet që të bën të qeshësh… e pastaj të kujtohesh se realiteti është më qesharak se shakatë.
Razumijete li vi pomalo srpski ili ne ?
Për ju që nuk kuptoni pomalo srpski e kam përgatitur një delikatesë filozofike.
Kapitulli I – Tregu i Ndërgjegjes
Shumë mikesha dhe miq më pyesin:
“Si ka mundësi të jesh kaq i pasur në tru dhe zemër, por xhepi yt të ketë vrima më të mëdha se gropat e asfaltit të Fatmir Limes ?”
Unë u përgjigjem:
Sepse nuk kam hyrë në tregtinë më fitimprurëse të Ballkanit — tregtinë e shpirtit.
Perlat e mia gazetareske, letrare, filozofike dhe shumëgjuhëshe nuk kanë çmim në pazarin e Mamushës turko-serbe, ku çdo banor mban mbiemër shqiptar, por blen me monedhën e servilizmit turko-serb.
Kapitulli II – Euforia e Pantallonave të Lagura
Nga historia e di: sa herë kemi pasur vezirë shqiptarë në Perandorinë Osmane, apo njëkohësisht katër kryeministra shqiptarë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut e Mal të Zi, ne kemi bërë festë si populli që i ka marrë çelësat e parajsës.
Por euforia na ka bërë t’i lagim fillimisht pantallonat nga gëzimi… dhe menjëherë pas kësaj, nga frika. Pastaj vinin goditjet nën brez dhe autogolat, e papritur, ndaj zgjoheshim në mengjes duke e pyetur veten:
“A jemi në atdhe, apo thjesht në një version të përmirësuar të Serbisë?”
Kapitulli III – Tregtia me Gjermanët
Mund të bëhesha tregtar i madh, sepse unë e di se nuk mund të jetoj nga ajri i ngrohtë. Por kam zgjedhur të tregtoj me gjermanët. Jo sepse ata janë shenjtorë, por sepse nuk dua të varem nga partizanët titistë dhe enveristë të qokave dhe tenderëve, ku çdo marrëveshje vuloset me një gotë raki dhe me një premtim të rremë.