OPINIONPOLITIKATË FUNDIT

Familja Imeri “godet” PDK-në: Lidership me shumë fytyra, asnjë e pastër – Qytetari di ku shkon vota

Familja e veprimtarit të vrarë, Haki Imeri, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për ta kandiduar Sami Lushtakun në Skenderaj. Në reagim thuhet se PDK-ja është “e çakorduar deri në skajshmëri” dhe se po shet “proamerikanizëm” vetëm me fjalë e slogane boshe, ndërkohë që veprimet e saj janë në kundërshtim me këto deklarime.

“Zgjedhin për Skenderaj Sami Lushtakun, një individ në listën e zezë të SHBA-së, i sanksionuar nga vetë Amerika. PDK është shtrirë lakuriq te guni i Grenellit”, thuhet në reagim, ku lidershipi i partisë akuzohet për krime dhe korrupsion.

Familja Imeri thekson se qytetari kosovar nuk është më ai i viteve 2000 dhe nuk i gëlltit më “patriotizmin e rremë”. Ata shprehen se vota duhet të shkojë te ata që “çuan mandatin qeverisës deri në fund: LVV dhe Guxo me Alternativën”.

Postimi i plotë:

Miq,

– PDK-ja e çakordurar deri ne skajshmeri..

-Na shet “proamerikanizëm” me fjalë, boshe , zhurme koti..

Teksa në vepra?

-Zgjedh për Skenderaj Sami Lushtakun..

-Individ në listën e zezë të SHBA-së. I sanksionuar nga vetë Amerika.

-Nuk e kupton ku ka rënë, PDK-ja ..

-Eshte shtrire lakuriq te guni i Grenellit..

-Lidership me shumë fytyra.

-Asnjë e pastër.

-Fytyra të mbushura me krime, të veshura me gëzofin e propagandës.

-Qytetari nuk është më ai i viteve 2000 por: Lidershipi i saj eshte..

-Qytetari nuk i gëlltit më fjalët boshe te ketyre matrapazve qe jane duke perfunduar mandatin ne politike .

-Qytetari kosovar di ku shkon vota: te ata që çuan mandatin qeverises deri në fund : LVV dhe Guxo me Alternativën.

-Patriotizmin e rremë nuk e ha më askush.

-Ata kerkojne pushtet:

-Vetëm për të ruajtur pasurinë e vjedhur.

-Për t’iu shmangur burgut për krimet e dy dekadave e gjysmë.

-PDK mund të bëjë parada flamujsh.

-Mund të recitojë slogane “proamerikane”.

-Por kur duart t’i kesh të lyera deri në bërryl,

-Nuk ka flamur qe te shpeton..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *