OPINIONTË FUNDIT

Aliçkaj: “Përzierja e paautorizuar e ish-ambasadorit Grenell në çështjen e Kosovës”

Richard Grenell, përfaqësues special i presidentit Donald Trump, “ka zbuluar planet” e Shtëpisë së Bardhë për angazhimin në çështjet e Kosovës.

Ai bëri të ditur se veprimet e administratës do të jenë të kujdesshme dhe graduale, duke ndjekur një qasje hap pas hapi për adresimin e sfidave në rajon.

Grenell theksoi se qëllimi i SHBA-së është të mbështesë dialogun dhe stabilitetin në Ballkan përmes një angazhimi strategjik dhe të matur. “Do të ecim hap pas hapi. Jemi të angazhuar plotësisht, por fokusimi ynë kryesor mbetet zhvillimi ekonomik global,” tha ai.

Veprimtari Agim Aliçkaj, ka kritikuar ish-ambasadorin amerikan Richard Grenell për lidhjet e tij të ngushta me presidentin serb Vuçiç dhe qëndrimet pro-serbe ndaj Kosovës.

Aliçakj thekson se Grenell nuk është kompetent për të folur mbi situatën në Ballkan dhe se premton gjëra të pamundura, si rikthimin e Thaçit dhe kontrollin e Kosovës nga Serbia.

Sipas tij, deklaratat e Grenell duhet të merren me shumë kujdes, pasi nuk përfaqësojnë SHBA-në.

“Ish-ambasadori amerikan Richard Grenell është një politikan mobil që përdoret për nevoja të ndryshme nga administrata Trump. Nga ana tjetër, sipas mediave amerikane, ai akuzohet për shkelje të sigurisë kombëtare dhe ka probleme me Departamentin e Shtetit.

Ai tashpërtash nuk është kompetent të flasë për situatën në Ballkan apo konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë. Miqësia e tij e hapur me diktatorin serb Vuçiç dhe urrejtja e papërmbajtur ndaj kryeministrit Albin Kurti, si dhe veprimet e tij të shumta pro-serbe, e bëjnë atë të njëanshëm. Nuk besoj se ai do të ketë ndonjë rol apo pozicion të rëndësishëm në të ardhmen. Prandaj, deklaratat e tij duhen marrë me shumë kujdes, sepse ai nuk e përfaqëson Amerikën.

interesa personale, ai po e dëshmon veten të aftë në bindjen e serbëve dhe disa shqiptarëve që të besojnë në gjëra të pakuptimta. Ai u premton serbëve se do ta bindë Presidentin Trump që t’i ndihmojë ata ta kthejnë ose ta vënë nën kontroll Kosovën, ndërsa u premton disa shqiptarëve se do ta zhbëjë Gjykatën e Hagës dhe do ta kthejë Thaçin në Kosovë. Asnjëra nga këto nuk është e mundur”, thotë ai.

Më tej Aliçkaj, kritikon ish-ambasadorin amerikan Richard Grenell për qëndrimet pro-serbe dhe përfshirjen e rrezikshme në çështjen e Kosovës.

Ai thekson se administrata Trump duhet të kontaktohet direkt nga udhëheqës me karakter të fortë si Albin Kurti dhe Presidentja Osmani, duke shmangur ndikimin e Grenell.

Aliçkaj nxit partitë të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme për të vendosur vetë populli për qeverisjen e vendit.

“Në intervistën e tij të fundit, ai u përpoq më kot ta mbulonte animin e tij kah Serbia, me disa fjalë të mira si “nuk ka kthim prapa dhe nuk ka korrigjim kufijsh”. Deklarata e tij se “njohja reciproke është e panevojshme dhe qesharake” tregon fytyrën e tij të vërtetë.

Kjo deklaratë e Grenell do të ishte vërtet qesharake, nëse nuk do të ishte e rrezikshme për Kosovën dhe paqen në Ballkan. Është e ngjashme me “Ballkanin e hapur” të një tjetër pro-serbi, Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Kjo siguron dominimin e Serbisë dhe mosnjohjen e përhershme të Kosovës. Liria dhe shteti i fituar me rezistencë shekullore, luftë dhe gjak dorëzohen në tavolinë.

Është plotësisht reale që presidenti Trump do te perfshihet hap pas hapi ne çeshtjen e Kosoves, varësisht nga situata në Kosovë dhe Serbi, pas hapave të mëdhenj në Ukrainë dhe Palestinë. Kosova duhet të jetë e përgaditur për këtë dhe të punojë me administratën Trump, por kurrsesi nëpërmjet Grenell.

Zhbllokimi i konstituimit të parlamentit nga opozita dhe formimi i një qeverie nga fituesi i zgjedhjeve, kryeministri në detyrë Albin Kurti, do ta ndihmonte shumë Kosovën që të merrej në konsideratë pozitive nga Presidenti Trump. Ai preferon udhëheqës me karakter të fortë që mbrojnë vendin e tyre si Z. Kurti dhe Presidentja Osmani.

Përndryshe, është koha e fundit që partitë të bien dakord të shkojnë menjëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Le të vendosë populli i Kosovës se kush meriton të qeverisë.

Nuk kam informacion të saktë, por supozohet se përfitimet e Grenell nga Serbia janë shumë më të mëdha se ato nga Kosova, dhe Kosova nuk ka asnjë mënyrë për ta këthyer atë për vete. E vetmja mënyrë për ta neutralizuar ate është nëpërmjet refuzimit dhe lobimit në Washington.

Shqiptaro-amerikanët që kan votuar për Trump e kan për detyrë të dalin në ballë të përpjekjeve për ta bindur ate të mbështesë Kosovën, për të zhvilluar dhe forcuar shtetin më pro-amerikan në botë.

Përveç rritjes së marrëdhënieve ekonomike, duhet të bëhen propozime që i pëlqejnë Presidentit Trump, siç është ndonjë traktat ushtarak apo edhe përcaktimi i Kosovës si një territor i painkorporuar i SHBA-së” – përfundon ai për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *