TË FUNDIT

Kraki kritikon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: “Ka tejkaluar rolin e saj, rrezikohet sistemi kushtetues i Kosovës”

Në një analizë të thelluar mbi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, deputeti i VV-së, Nezir Kraki shpreh shqetësimin e tij se me shtimin e dy pikave në nenin 67 të Kushtetutës, Gjykata ka tejkaluar kompetencat e saj.

Sipas Krakit, vetëm Kuvendi ka të drejtë të ndryshojë tekstin kushtetues, dhe jo Gjykata, që sipas tij ka bërë një “gjimnastikë juridike” që rrezikon parimin themelor të ndarjes së pushteteve.

Kraki shpreh shpresën se me arsyetimet e plota të vendimit, që ende nuk janë publikuar, Gjykata do të sqarojë se këto norma të reja vlejnë vetëm për rastin konkret dhe nuk synojnë të bëhen norma permanente.

Megjithatë, ai paralajmëron se deformimi i frymës së Kushtetutës dhe ndërhyrja në tekst mund të dëmtojë seriozisht stabilitetin demokratik të Kosovës.

Postimi i plotë:

Që secili ta ketë të qartë, me vendimin e fundit, Gjykata kushtetuese ia ka shtuar nenit 67 te Kushtetutes dy pika. Këto me të kuqe. Prandaj, kur analizojmë pa politikë dhe nëse duam t’i mbesim besnik parimit të ndarjes së oushteteve, na del se Gjykata e ka tejkaluar rolin dhe detyren që ka. Gërma, fjalë e norma të reja Kushtetutes mund t’i shtojë VETEM Kuvendi. Kaq e thjeshtë është kjo punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *