POLITIKATË FUNDIT

Spahiu: Vendim idiot i Gjykatës Kushtetuese – rrezikon shtetin e Kosovës

Shkruan: Nexhmedin Spahiu

Vendimi idiotesk i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Vendim që nuk e nxjerr vendin nga kriza, por e futë atë në krizë edhe më të thellë.

Çfarë ndodhë nëse Albin Kurti I provon 48 kandidatë nga tre herë dhe asnjëri nuk I merr votat?
Çka ndodhë nëse deputeti me arsyetim apo pa arsyetim mungon nga seanca konstituive? Çka ndodhë nëse VV refuzon me propozu ndonjë kandidat? Cilat janë pasojat?
Duke e shtyrë agoninë rrezikohet shteti dhe siguria kombëtare e Kosovës. Çka ndodhë nëse deri në vendimin e ardhshëm të GJKK vdes ndonjë anëtar dhe gjykata bëhet jofunksionale dhe në ndërkohë nuk ka parlament për të zgjedhur tre gjyqtarë të munguar të GJKK? Anarkia ka filluar të bulojë. Nuk ka Komision të Pavarur për Medie (se nuk ka parlament t’i zgjedh anëtarët), nuk ka bord të RTK, e shumë e shumë.institucione tjera. Me këtë vendim prej idiotësh GJKK ka vrarë demokracinë në vend. Të shpresojmë se jo edhe vet shtetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *