POLITIKATË FUNDIT

Tërdevci për mandatin e saj në Drenas: Prioritet, uji i pijes dhe mbështetja për nënat lehona

Kandidatja e LVV-së për kryetare të Drenasit, Egzona Tërdevci ka deklaruar se gjendja në rrugët e Drenasit është një katrahurë urbane.

Ajo ka akuzuar kryetarin e tanishëm të kësaj komune, Ramiz Lladrovcin i cili sipas saj, nuk i ka rregulluar më herët këto punime të rrugëve.

Ndërsa, prioritet në mandatin e saj si kandidate për kryetare të kësaj komune është uji i pijes. Tërdevci shtoi se mbështetje do të ketë për nënat lehona me një shumë prej 100 euro.

“Gjendja në Drenas është e keqe në teren, aktualisht në Drenas është një katraur vërtetë urbane, një gjendje e keqe me rrugët, rrugët që është dashur të kryhen më herët nuk është në rregull që tani të punohet dhe të bllokohen rrugët kur tani i kemi edhe diasporën. Rrugët që normal janë kaluar për 5 minuta në qytetin e Drenasit, tani bënë të paktën gjysmë ore për shkak të bllokadave që janë bërë. Prioritet i të gjitha prioriteteve është për ne çështja për të cilën kemi evokuar këto katër vite uji i pijes. Më vjen turp që në 2025 qytetarët e Drenasit ende nuk kanë ujë të pijes. Ne e kemi një propozim si Kuvend Komunal prej LVV që të mbështeten me një shumë të njëhershme nënat lehona në vlerë prej 100 euro”, ka deklaruar Tërdevci në emisionin “Ditari”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *