POLITIKATË FUNDIT

“30 goditje për Kapot e Krimit”: Gazmend Halilaj flet për pseudo-komandantët dhe skuadrat vrastare

Avokati dhe juristi Gazmend Halilaj ka reaguar ashpër në rrjete sociale duke kërkuar një ndërhyrje të fuqishme ligjore për, siç e quan ai, “çlirimin e Kosovës nga kapot e krimit dhe pseudo-komandantët”.

Në një postim që ka ngjallur shumë reagime, Halilaj thotë se vendit i nevojitet një “goditje ligjore prej së paku 30 pseudo-komandantëve”, të cilët, sipas tij, gjatë luftës ishin sabotuesit më të mëdhenj dhe pas saj u shndërruan në penguesit kryesorë të shtetit ligjor dhe zhvillimit të përgjithshëm.

“Këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Speciale,” thekson ai.

Sipas Halilajt, këta individë erdhën në pushtet përmes frikës, duke përdorur skuadra vrastare, media të kapura dhe burgosje selektive për të eliminuar kundërshtarët.

Në postim ai ironizon edhe me figurat publike që mbajnë tituj të lartë shkencorë por, sipas tij, “nuk dinë as shkrim e lexim”, duke i përshkruar si milionerë që nuk e njohin punën dhe as ndershmërinë.

“Me doktor shkencash, që s’dijnë shkrim lexim, dhe multi milionerë, pa i thënë puna mbarë askush, ne nuk mund të ecim para,” përfundon ai.

🔹 Postimi i plotë i Gazmend Halilajt:

MIQ TË DASHUR

Kosovës, për tu çliruar nga Kapot e Krimit, i duhet patjetër një goditje Ligjore prej së paku (30) Pseudo-Komandantve, të cilet gjatë luftës ishin sabotuesit më të mëdhenj.

Ndërsa pas lufte, vjedhësit më të mëdhenj dhe penguesit e shtetit ligjor në veçanti, dhe shtet-ndërtimit në përgjithësi.

KETË MUND TA BËJË, VETËM GJYKATA SPECIALE.

Pseudo-Komandantët, erdhën në pushtet dhe e mbajtën atë duke instaluar frikë, përmes – Skuadrave vrastare, portaleve të kapura, burgosjes dhe etiketimit të secilit që u dilte para.

SËKËNDEJMI – Me Doktor shkencë, që s’dijnë shkrim lexim, dhe multi milionerë, pa i thanë puna mbarë askush, ne nuk mund të ecim para.

📝 Redaksia e portalit nuk mban qëndrim për përmbajtjen e opinionit të publikuar më sipër. Për më shumë informacion, vizitoni postimin origjinal të autorit në rrjetin social Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *