Nëna e Astrit Deharit nervozohet me ish-kryeprokurorin Sylë Hoxhajn: “S’du me ia dëgju zërin, as fytyrën me ia pa”
Xhemile Dehari, nëna e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, ka thënë se ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, “e di se si ka punuar dhe vepruar mbi këtë rast” të vdekjes së djalit të tij.
“Shikoni. Faleminderit për mundësitë që ma dhatë të bisedoj. Kisha pasur dëshirë të isha pjesëmarrëse por nuk më keni ftuar. Si pikë e parë, ky rast nuk është i sotëm ,që 600 mijë vejtë e kemi. Sylë Hoxha e di si ka punuar. Para disa javëve, e pash në emision dhe më ka detyruar ish-kryeprokurori Lumezi me vepru në atë deklarate”, tha ajo.
Sipas saj, 12 ditë pas vrasjes së Astritit, Hoxha ka dalë dhe ka thënë se është vetëvrasje rasti Dehari.
Madje, ajo u nervozua dhe tha se nuk dëshiron ta shohë e as t’ia dëgjojë zërin Hoxhajt.
“E përmendi raportin e IML-së, pse s’e lexojë raportin e mjekëve të pavarura. Në raportin e IML-së, nuk shkruan që është vetëvrasje, konstatimi i tij është kështu personalisht. Nuk kam qejf me ia dëgju zërin, as fytyrën me ia pa. E di ai çka ka bërë ai në burg, e ka marrë në pyetje djalin tem. Gjithçka ka bërë”, shtoi ajo.