TË FUNDIT

Rron Gjinovci ironizon kërkesën e Limajt për postin e kryeparlamentarit: “Po don me kon king, pa marrë përgjegjësi”

Aktivisti dhe opinionisti i njohur, Rron Gjinovci, ka reaguar me ironi ndaj kërkesës së liderit të NISMËS, Fatmir Limaj, për të marrë postin e Kryetarit të Kuvendit si kusht për bashkëpunim me Vetëvendosjen në formimin e institucioneve.

Në një postim në rrjete sociale, Gjinovci e përshkruan qëndrimin e Limajt si “modesti e jashtëzakonshme”, duke theksuar me sarkazëm se Limaj po synon një nga tre pozitat më të larta të shtetit – pa marrë asnjë përgjegjësi ekzekutive.

“Dmth po don me pas nji nga 3 pozitat kryesore shtetnore pa marrë asnji përgjegjësi. Për me shkarku kryeparlamentarin duhen 2/3 e Kuvendit, pra praktikisht je i pashkarkushëm,” shkruan Gjinovci.

Postimi në Facebook:

Fatmir Limaj po menon që osht gjeni 🤣

Po e lyp Kryeparlamentarin dhe kurgjo tjetër. Ooooo, sa modest 😊. Dmth po don me pas nji nga 3 pozitat kryesore shtetnore pa marrë asnji përgjegjësi. Për me shkarku kryeparlamentarin duhen 2/3 e Kuvendit, pra praktikisht je i pashkarkushëm. Cili kish me qenë motivi yt me mbështet Qeverinë në miratimin e ligjeve kur të jesh në atë pozitë? Zero motiv. Pra praktikisht Limaj po don me kon king. I nderum ose merri do ministri ose ky ven shkon në zgjedhje. Kaq.

Merre ministrinë e Liburnit e Hysenit, kallxona edhe niher çka osht me shtru rrugë, veç t’lutna ulne përqindjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *