TË FUNDIT

“E abortova në muajin e dytë”, rrëfen e mbijetuara që mbeti shtatzënë nga ushtarët serbë

Një grua e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka rrëfyer një histori të dhimbshme dhe tronditëse, duke ndarë përvojën e saj të vuajtjes dhe sfidave pasluftës.

Ajo tregoi se, ndonëse shenjat fizike i janë zhdukur me kalimin e kohës, plagët shpirtërore vazhdojnë të mbesin.

Por më tronditëse është se e njëjta ishte sërish sfiduar nga po të njëjtët ushtarë serbë që e kishin dhunuar.

“Edhe unë plus e kam abortu një, unë abortim kam pas me serb kur jam dhunu. E dinë krejt, unë kam pas abortim. **** ***** a e njeh mjekun”.

“Po, dy muajsh e kam heq, në muajin e dytë. Tash ne femrat qysh e kemi e kam kuptuar pas një muaji edhe i kam thanë nanës time, thash, nanë unë po më duket jam met, tha e di nanë, normal, pesë vet, katër vet, normal është ajo, atëherë e kemi pas një mjek na, **** **** e kemi pas, nana jem u rritë të ai, edhe foli me të, i tha a kishe mujt qikës time, kështu, kështu, veç i ka thanë sjelle fill edhe më ka pastru. Aty, aty edhe ma zi kam qenë sëmurë, edhe ma keq kam qenë, edhe ma keq, historia jem është shumë e gjatë, shumë e gjatë, nja katër orë, a pesë duhet me nejt veç me tregu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *