POLITIKATË FUNDIT

Ky është eprori policor i arrestuar tek “Dheu i Bardhë”, aksion për spiunazh vazhdon

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar arrestimin e një polici gjatë operacionit të sotëm kundër spiunazhit.

Sveçla thekson se është aksion i rëndësishëm, që sipas tij, rrit sigurinë.

Sot, autoritetet në Kosovë kanë nisur të enjten, më 17 korrik, një operacion me dyshimet për spinuazh.

Drejtuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, operacioni po zhvillohet në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

“Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit”, njoftoi Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *